Kur fillon të ngrohet koha, kjo do të thotë se jemi shumë afër pushimeve verore.
Por familjet me fëmijë e kanë një sfidë të vogël sa I përket udhëtimeve më të largëta, përcjellë GazetaShneta.
Andaj për t’I mësuar disa huqe të shpejta që të kaloni një udhëtim sa më të rehatshëm, “Mother.ly” ka renditur disa këshilla:
– Mos e ndërroni kohën e gjumit të fëmijës. Rutina duhet të jetë e njejtë në mënyrë që fëmija të flejë në kohën kur është mësuar.
– Kur jeni jashtë hotelit ose apartamenit ku po qëndroni mos ju largoni shumë asaj hapësirë, në mënyrë që kur të vie ora e gjumit të jeni afër dhe ta akomodoni fëmijën menjëhrë.
– Nëse keni mundësi merreni edhe djepin e fjetjes së foshnjës apo fëmijës tuaj. Kështu të vegjëlit do ndihen shumë më rehat sepse do kujtojnë se ende janë në ambientin e shtëpisë ani pse mund të jeni me kilometra larg.
– Sigurohuni të keni një pajisje ose edhe telefonin që lëshon tinguj qetësues. Fëmijët kanë dëshirë që të ndjehen të sigurt dhe në mjedit të qetë gjatë gjumit.
– Nëse ju keni mundësi, punësoni ose merreni edhe dadon tuaj me vete. Mund të ju duket shpenzim I tepërt, por posa të jeni në bregdet do e ndjeni veten më rehat nëse fëmija qëndron me dadon për ca kohë. E kush nuk I don ca orë ekstra vetëm për vete! /GazetaShneta/