Gratë e kanë një sekret!
Ato janë në një raport urrejtje dhe dashurine me strijat e tyre.
Shumica e grave I kanë (rreth 90%).
Dyqanet janë të stërmbushura me produkte qe premtojnë heqjen e tyre por nuk jemi të sigurtë nëse ndonjëra prej tyre njëmend ka efekt, përcjellë GazetaShneta.
Por a e dini se çka ka efekt? Të filloni të shihni bukurinë tek to dhe t’i pranoni si simbole të pavdekshme të një rrugëtimi të ëmbël të amësisë, shkruan “Mother.ly”
Ato duhet t’u kujtojnë grave dhe vajzave se janë shumë më ndryshe se ç’kanë qenë (për të mirë)
Strijat le t’ju kujtojnë se jeni të fuqishme.
Strijat le t’ju bindin se ju jeni magjistare të vërteta – keni krijuaj jetë brenda trupit tuaj. A e dini se çfarë do të thotë kjo?
Ato nganjëherë mund t’iu mërzisin, ta urreni trupin tuaj dhe të mëndoni se fiziku juaj nuk do të duket asnjëherë më I njejti. Janë si një tatuazh I përgjegjësisë që nuk do të ikë asnjhëerë.
Por kur të ndiheni të pafuqishme lexoni këto këshilla dhe sjelljani vetes pozitivitetin:
– Ju jeni superheroina që keni rritur jetë brenda stomakut tuaj. Strijat e dëshmojnë këtë akt kaq heroik.
– Jeni të gjitha të ndryshme. Kjo meriton një festë në vete.
– Ju kujtojnë se të gjitha nënat jeni një komunitet I pandashëm që e dini më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë të jesh nënë.
– Trupi juaj është zgjeruar që të krijojë “një shtëpi” për të voglin tuaj. Kjo është E MAHNITSHME.
– Jeni të pamposhtura. Ashtu si luaneshat që kanë vijëzimet e tyre, ashtu jeni edhe ju!
– Strijat ju tregojnë më së miri se trupi është bërë për t’u transformuar. Trupat rriten, ndryshojnë e zhvillohen ashtu si mendja jonë. Jemi qenie komplekse të natyrës dhe jemi shumë më tepër se sa strijat tona.
– Ndjehuni krenare me realitetin tuaj kundrjet fotografive të rregulluara me photoshop. Natyraliteti dhe thjeshtësia gjithmnë do të mbretërojnë mbi gjërat e plastifikuara.
– Janë pjesë e juaja. Janë pjesë e udhëtimit tuaj të amësisë. Nëse nuk arrini ti hiqni të paktën arrini t’i pranoni. S’ka gjë më të bukur se një grua me vetbesim që ka pranuar veten ashtu siç është. /GazetaShneta/