Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore pas vdekjes së 25-vjeçares në spitalin e Elbasanit një ditë më parë. Në ekspertizë thuhet se vdekja e Rexhina Dobrovës ka ardhur nga koagulimi, mpiksja e gjakut në vena. Ajo humbi jetën 1 orë pas lindi foshnjën e saj të parë.
Për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Dobrova në spitalin e Elbasanit është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore.
Mediat në Shqipëri raportojnë se vdekja e 25-vjeçares pas lindjes cezeriane të bebes së saj ka ardhur nga koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashet deri sa thahet përfundimisht.
“Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë, shkruan dosja.al.
Një ditë më parë 25-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në spital pasi lindi foshnjën e saj. Mjekët e spitalit thanë se u bënë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës. Familjarët deklaruan se Rexhina Debrova ka shkuar me urgjencë në spital, dhe më pas është futur në sallën e lindjes, ndërkohë që pavarësisht alarmit të ngritur nga mjekët, kardiologu shkoi me vonesë në spital. Polici ka shoqëruar në komisariat dy mjekët që kanë bërë operacionin bashkë me stafin.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë mjeku kardiolog Mehmet Ibraj dhe ai reanimator, Nikollaq Thano, të cilët fillimisht u shoqëruan në polici. /Gazeta Shneta/