Pas sulmit me lajmin e rrejshëm ndaj infermierëve të QKUK-së kinse ata kanë keqpërdorur identitetin e pacientëve për të kryer analiza personale ose të familjarëve, kanë vazhduar reagimet e ashpra të infermierëve.
Ka qenë fillimisht Sindikata e Infermierëve e cila ka reaguar ashpër ndaj këtij postimi. Madje kjo Sindikatë ka paralajmëruar edhe masa ligjore për këtë lajm i cili nuk është i bazuar në fakte dhe dokumente. Poashtu sindikata përkujton se formulari për analiza duhet të jetë i vulosur me faksimilen e mjekut, shkruan Gazeta Shneta.
Reagimit i është bashkëngjitur edhe Gazeta Infermierët, e cila poashtu ka kërkuar që të raportohet kjo faqe në Facebook.
Reagimi i plotë:
E ashtuquajtura “gazeta shëndeti” dje doli me një artikull skandaloz, që kinse infermierët i përdorin emrat e pacientëve për të bërë analizat e tyre. I’u kujtojmë kësaj kinse gazete që në fletën e analizave duhet të jetë edhe faksimili i mjekut por edhe vula e Klinikës, gjë që është e pamundur që të bëhet nje keqpordorim i tillë.
Si duket kjo “gazetë shëndeti” është e paguar mirë nga laboratoret maqedonase për të bërë propagandë, me qëllim që pacientët të shkojne në Maqedoni për analiza. E kanë të kotë që mundojë të fshihen dhe të mbeten anonim.
Ju lus të gjithë INFERMIERËVE që gazeten shëndeti ta bëni REPORT, pra ta raportoni sepse kjo gazetë punon kunder shëndetsisë së Kosovës.