Skanimet me ultratinguj gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën e nënës, sepse janë e vetmja mundësi për të parë foshnjën duke u rritur e zhvilluar gjatë shtatzanisë.
Shumica e prindërve mezi presin për skanimin e javës së 18-20 për të mësuar më në fund gjininë e bebit të tyre.
Ndërkohë që mund të duket e parëndësishme në fillim, rezultati i këtij skanimi mund të ndikojë në shumë gjëra që nga blerjet që do të bëni për fëmijën, deri tek zgjedhja e emrit.
Për disa çifte, zbulimi i gjinisë mund të shkaktojë edhe tension të panevojshëm, sepse mund të jetë gjinia e kundërt me atë që kanë dëshiruar.
Prandaj, ka disa arsye përse është mirë të mos e dini gjininë e fëmijës, deri në momentin që ta sillni në jetë.
1. Nuk do të jeni të kufizuar në ngjyrat e veshjeve, rozë ose blu. Do të keni një shumëllojshmëri mundësish zgjedhjeje kur të bëni përgatitjet për vogëlushin/vogëlushen tuaj.
2. Skanimet gjithashtu gabojnë. Ato nuk mund të jenë 100% të sakta dhe për këtë aryse mund të zhgënjeheni nga rezultati i tyre i gabuar.
3. Mund të testoni nëse mitet rreth shtatzanive janë të vërteta. Për shembull sipas të vjetërve, nëse prisni djalë barku juaj do të jetë më i vogël dhe më poshtë, ndërsa nëse prisni vajzë, barku do të duket më i rrumbullakët dhe më lart.
4. Të afërmit tuaj do të “ndahen” në dy pjesë. Disa do të thonë me siguri se prisni vajzë e pjesa tjetër se prisni djalë, gjë që mund të jetë shumë argëtuese për të gjithë.
5. Meqenëse rrobat që do të blini do të kenë ngjyra neutrale, mund t’i përdorni edhe në shtatzaninë e radhës. Nuk do të keni nevojë të blini çdo gjë nga e para.
6. Do t’ju motivojë të mos dorëzoheni gjatë lindjes. Proçesi i lindjes është i lodhshëm, por kurioziteti për të mësuar gjininë do t’ju japë më shumë energji për të përballuar vështirësinë.
7. Do ta pranoni shumë më lehtë edhe nëse keni dëshiruar gjininë tjetër. Kur të keni në krahë fëmijën tuaj, do të gëzoheni pa masë pa menduar për gjininë.