Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

9 superfuqitë e fshehta të një gruaje shtatzanë

Jetë 29/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzania e përsosur, pa shqetësime e siklete është ëndrra e çdo gruaje. Nëse sapo keni mësuar se jeni shtatzënë, njihuni me ndryshimet që do të përjetoni gjatë 9 muajve dhe “superfuqitë” tuaja.

1) Nuhatje e fortë

Shqisa e nuhatjes bëhet më e fortë gjatë shtatzanisë, gjë që do të thotë se do të jeni në gjendje të ndjeni çdo aromë sado larg saj të ndodheni. Parfumi i preferuar mund t’ju shkaktojë të vjella.

2) Oreksi (nuk do të ndjeni të ngopur)

Në fund të tremujorit të dytë, të vjellat do të largohen dhe do të keni shumë dëshirë për ushqim. Në këtë fazë duhet të mendoni edhe për rreziqet që sjell mbipesha.

3) Shqisa e shijimit bëhet më e fortë

Falë rritjes së niveleve të estrogjenit dhe progesteronit në trupin tuaj, ju keni një ndjenjë të fortë të shijes. Edhe kjo aftësi mund të jetë thikë me dy presa, sepse siç do të ndjeni më shumë ato që preferoni, njësoj do të ndjeni edhe shijet e këqija dhe mund të përjetoni më shpesh ndjesinë e hidhërimit të gojës.

4) Pamja juaj do të përmirësohet

Lëkura juaj do të rrezatojë, thonjtë do të jenë më të shndritshëm e flokët gjtihashtu. Këto ndryshime janë rezultat i rritjes së niveleve të estrogjenit në trupin tuaj gjatë tremujorit të dytë.

5) Dëshirë më e madhe për seks

Në fund të tremujorit të parë dhe gjatë tremujorit të dytë shumë gra do të kenë rritje të dëshirës për marrëdhënie seksuale.

6) Do të ndiheni me të vërtetë mirë

Ndërsa trupi juaj prodhon hormonet qetësuese dhe lehtësuese të dhimbjeve të quajtura endorfine kur jeni afër fundit të shtatzënisë tuaj, gjithçka do të duket dhe ndihet shumë më mirë.

7) Durim më i fortë

Do të habiteni sesi do të përjetoni aq shumë ndryshime fizike, siklete, dhimbje dhe sërish nuk do të dorëzoheni.

8) Ndjeshmëri më e lartë

Do ta gjeni veten duke qarë, qoftë edhe për një skenë filmi pasi bëheni shumë më e prekshme dhe e ndjeshme.

9) Aftësia telepatike

Nga java e 16 deri në javën e 25 të shtatzënisë suaj, ju do të filloni të përjetoni tronditje nervore, dhe përzierje ndjenjash. Në fillim nuk do të kuptoni nëse ndjeni lodhje, uri, apo funksione të tjera bipologjike të trupit.

Artikulli paraprakKur muret e shtëpisë shndërrohen në kanvasë pikturash
Artikulli i rradhës Si ta ruani qetësinë në momente kur fëmija juaj ju nevrikos tej mase

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.