Edhe pse mund të keni idenë se është e kundërta, në shtatzëni lejohet të kryeni marrëdhënie megjithatë duhet të tregoni kujdes.
Në cilat raste duhet të evitohen marrëdhëniet? Shpesh dyshimet dhe paragjykimet bëjnë që dëshira seksuale të venitet tek prindërit e ardhshëm dhe ndoshta në disa raste ndikim të madh luan edhe frika se fetusi dëmtohet.
Më pas me rritjen e barkut dëshira bie aq shumë sa në disa raste marrëdhëniet mungojnë tërësisht.
Këshillohet të mos kryhen marrëdhënie nëse shtatzania është në rrezik, pra në rastet kur rrezikohet abort, lindje e parakohshme, 48 orë pasi është kryer analiza e amnioçentezës apo vilioçentezës, në rastet kur kemi të bëjmë me placenta previa, në rastet kur është vënë rë një hapje e qafës së mitrës, nëse është paraqitur një çarje parakohe e qeses amniotike dhe në të gjitha rastet e tjera kur mjeku ju këshillon të evitoni seksin.
Largoni dyshimet në lidhje me fetusin.
Ai është shumë i mbrojtur dhe nuk mund të dëmtohet. Edhe madje barku i madh nuk duhet të përbëjë problem, mjafton të gjeni pozicionin e duhur. Siguria e shtatzënisë është e rëndësishme por nëse mjeku nuk flet për ndonjë rrezik atëherë edhe jeta seksuale në çift duhet të marrë vëmendjen e duhur./living.al