Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pezullohen nga puna mjeku dhe infermieri pasi morën ryshfet 1 mijë euro

Lajme 08/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pezulluar nga detyra mjekun Enes Hafizi dhe infermierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT pasi kanë marrë 1000 Euro rryshfet për një shërbim shëndetësor.

Përmes kamerës së fshehtë, emisioni Stop zbulon se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!

Manastirliu thotë se kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.

“Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale p.ç dhe e.h., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “nënë tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.

Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!

Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.

Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve. Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.

Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.

Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit! Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!”, deklaroi Manastirliu.

Infermieri Pali Çuni rekomandonte pacientët tek mjeku Enes Hafizi i cili merrte ryshfet, duke shërbyer si ndërmjetës mes tyre.

Artikulli paraprakInfermieret heroina të Kaçanikut, udhëtojnë me kilometra për të vizituar fëmijët
Artikulli i rradhës Razije Musa tregon se si nënat shqiptare po i rrezikojnë fëmijët e tyre

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.