Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Razije Musa tregon se si nënat shqiptare po i rrezikojnë fëmijët e tyre

Këshilla për shtatzëna 08/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia e njohur Razije Musa ka tërhequr vërejtjen nënave shqiptare për rrezikun që po i kanosin fëmijët e tyre.

Mamia ka treguar se ka pranuar një video nga një nënë e një foshnje, e cila shihet e vendosur në djep e veshur trash dhe e mbuluar me mbulesë në fytyrë. Këto gjëra sipas mamisë rrezikojnë foshnjën nga temperatura, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë mund ta shihni VIDEOn dhe ta lexoni postimin e saj të plotë:

MOS I RREZIKONI BEBET….

Të dashura nana , unë në vazhdimësi jam në kontakt me ju dhe marr pyetje për çdo shqetësim tuajin. Kam pasur rast të mar disa pyetje rreth parahatisë së fëmijëve, gjumit jo të qetë dhe problemeve me sekret.

Pas diskutimit me njëren nga nanat kërkova nga ajo të ma dërgoj një fotografi se si po flen fëmija, ajo më dërgoj një video në të cilën shihet qartë se fëmija është i veshur trashë, është në djep i lidhur dhe mbi të gjitha e ka edhe fytyrën e mbuluar.

Ju lutem vëjeni veten në pozitën e atij fëmije, i lidhur, i veshur trashë, i mbuluar, plus me një mbulesë mbi fytyrë, si do të ndjeheshit ?

Është shumë me rëndësi që dhoma të jetë më së shumti deri në 22 gradë celsius, fëmijët të mos mbulohen shumë dhe koka asnjëherë të mos mbulohet.Kur e shihni se fëmija ka sekret vendoseni krevatin në lartësi prej 30 shkallëve që sekreti të bie poshtë e beba të frymojë lirshëm.

Video më është lejuar që ta publikoj në mënyrë që të japim një shembull se si nuk duhet të vihet në gjumë fëmija. Kjo nanë dhe asnjëra nuk duhet gjykuar sepse në momentin që e kërkoni informacionin ju po e kërkoni më të mirën për fëmijën tuaj.

Nuk do të doja komente paragjykuese, nga ky rast dua që të mësoni të gjithë.

Me dashuri, Razija.

Artikulli paraprakPezullohen nga puna mjeku dhe infermieri pasi morën ryshfet 1 mijë euro
Artikulli i rradhës Ismaili njofton për draftimin e udhëzimit administrativ që do të ndalojë fryrjen e çmimit të barnave

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.