Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndikon marijuana në spermën e burrave dhe shëndetin riprodhues?

Jetë 12/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Burrat të shqetësuar për pjellorinë e tyre shpesh paralajmërohen që qëndrojnë larg nga përdorimi i marijuanës, e cila ka qenë e lidhur me uljen e sasisë së spermës në kërkimet e mëparshme.

Por një studim i ri i më shumë se 600 meshkujve sugjeron që një përdorim i vogël i kanabisit në të vërtetë nuk mund të jetë aq i keq për shëndetin riprodhues të meshkujve: Në fakt, pjesëmarrësit e studimit që kishin kobsumuar marijuanë në një moment në jetën e tyre kishin përqëndrime shumë më të larta të spermës se ata që nuk kishin përdorur kurrë drogë.

Rezultatet ishin surprizë për hulumtuesit. Në studimet e mëparshme ka rezultuar se marijuana kishte ndikim negativ në prodhimin e spermës, megjithëse shumica e tyre ishin shumë të vogla, përdorën modele të kafshëve ose u përqendruan tek njerëzit me histori të abuzimit me drogat.

Për këtë studim, hulumtuesit mblodhën 1,143 mostra sperme nga 662 burra, me një moshë mesatare 36 vjeç ndërmjet viteve 2000 dhe 2017. Pjesëmarrësit kishin shkuar për trajtim në një klinikë fertiliteti në Boston sepse ata nuk ishin në gjendje të konceptojnë me partneret e tyre në muajt e fundit. Të gjithë burrat iu përgjigjën pyetjeve rreth përdorimit të marijuanës dhe rreth gjysma gjithashtu ofruan mostra të gjakut që u analizuan për nivelet e hormoneve riprodhuese.

Rreth 55% e meshkujve pranuan që kishin përdorur marijuanë të paktën dy herë në jetën e tyre, 44% në të kaluarën. Vetëm 11% thanë se ishin konsumatorë aktualë të marijuanës.

Ata që kishin marrë marihuanë kishin përqëndrime mesatare të spermës prej 62.7 milion spermatozoidë për mililitër të ejakuluar, ndërsa burrat që kurrë nuk kishin konsumuar kishin një mesatare prej vetëm 45.4 milion / ml. Të dyja këto shifra konsiderohen normale.

Vetëm 5% e konsumuesve të marijuanës kanë pasur përqëndrime të spermës nën këtë prag normal, në krahasim me 12% të atyre që nuk konsumonin. “Këto gjetje të papritura nga studimi theksojnë se dimë shumë pak për efektet e marijuanës në shëndetin riprodhues.

Por është e mundur, thonë autorët në studimin e tyre, se faktorë të tjerë të panjohur mund të luajnë ende një rol.

Artikulli paraprakShtatzënat e kanë “të ndaluar” të konsumojnë pije freskuese
Artikulli i rradhës 17 mënyra të shëndetshme dhe praktike për të mos qenë më përtacë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.