Gili ka një imazh të përjetshëm. Sa herë ta imagjinoni, jemi të sigurt se do ta imagjinoni njësoj, pavarësisht kohës. Sidoqoftë, në një moment, këngëtarja ndjeu nevojën të humbasë rreth 30 kilogramë dhe këtë e arriti përmes një diete goxha popullore të kohëve të fundit.
Gili tregon se me ndihmën e një mjekeje ndoqi dietën paleo që është dizenjuar t’i ngjasojë ushqimeve që hanin paraardhësit tanë mijëra vite më parë. Edhe pse është e pamundur të dihet me siguri ç’hanin njerëzit asokohe, mund të hamendësohet se konsumonin ushqime të paprocesuara dhe të parafinuara. Një sërë studimesh kanë vërtetuar se dieta paleo rezulton në rënie në peshë dhe përmirësime të dukshme në gjendjen shëndetësore.
Ja çfarë mund të hani në bazë të dietës paleo:
Mish: Lope, qingji, pule, gjel deti, derri etj.
Peshq dhe produkte deti: Salmon, troftë, merluc, midhje
Vezë: Zgjidhni vezë të pasterizuara, të pasura me omega-3
Perime: Brokoli, speca, qepë, karrota, domate etj.
Fruta: Mollë, banane, portokaj, dardhë, avokado, luleshtrydhe, boronica etj.
Zhardhokë: Patate, patate të ëmbla, rrepa
Fara dhe fruta të thata: Bajame, arra makademia, lajthi, arra, fara luledielli, fara kungulli etj.
Yndyrna dhe vajra të shëndetshme: Vaj ullir, vaj kokosi, vaj avokadoje etj.
Kripë dhe erëza: Kripë deti, turmerik, rozmarinë etj.
Dhe ja çfarë duhet të shmangni në bazë të dietës paleo:
Sheqer dhe shurup fruktoze: Pijet me gaz, lëngjet e frutave, sheqer tavoline, ëmbëlsirat, akulloret etj.
Brumrat: Bukë, makarona, thekra, elbi
Bishtajoret: Fasulet, thjerrëzat etj.
Vajrat me origjinë bimore: Vaj soje, vaj luledielli, vaj misri etj.
Yndyrnat e pasaturuara: Gjenden në shumicën e ushqimeve të procesuara.
Ëmbëlsues artificialë: Aspartame, glukoza, sakarina, E950, ciklamat natriumi
Ushqime tejet të procesuara: Çfarëdolloj paketimi që shkruan “dietik” ose “pa yndyrna” përmban ushqim tejet të procesuar.