Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto veprime i dëmtojnë spermatozoidet tek meshkujt

Jetë 22/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përqendrimi, lëvizshmëria dhe numri i spermatozoidëve, si dhe struktura e tyre e ADN-së, është nën sulm të vazhdueshëm nga kimikatet dhe objektet e mjedisit tonë.

Përveç ulëseve të pakëndshme të biçikletave, të cilat janë të lidhura me mosfunksionim e ereksionit dhe infertilitetit, studimet u kanë hedhur fajin antidepresivëve të cilët dëmtojnë ADN-në e spermatozoidëve. Por, ekzistojnë edhe shprehi të tjera. Fatmirësisht, të cilave lehtësisht mund të ju shmangeni.

Paratë e gatshme

Se sa herë u është ofruar një faturë në dorë? Gjersa pini kafe, furnizoheni me benzinë, bleni ndonjë kroasan, shkoni në kinema, supermarket…transaksione pambarim. Problemi qëndron se 40 përqind e faturave janë të veshura me kemikale bisfenol A (BPA), që pengon punën e hormoneve dhe lidhet me sëmundje të zemrës. Meshkujt, të cilët kanë nivel të lartë të BPA-së në urinën e tyre dhe numër të vogël të spermatozoidëve, kanë kualitet më të dobët të spermës sesa meshkujt me nivel të ulët të spermatozoidëve.

Mbrohuni: Faturat të cilat dëshironi ti ruani, mos i vendosni në portofolin tuaj së bashku me paratë të cilat i prekni shpesh, e as në xhepat tuaj. Ruajini, le të themi, në një kovertë të veçantë. Përveç kësaj, mos i hidhni në letra për reciklim, sepse BPA do të kontaminojë prodhime të reja.

Kanaçet

Pothuajse të gjitha kanaçet janë të përbëra me lyrje BPA, pra ai përfshihet edhe në ushqim. Përmbajtjet e tharta sikurse të domateve apo salcave janë posaçërisht të mbushura me BPA.

Mbrohuni: Në vend të kanaçeve, zgjedhni ushqim të freskët apo të ngrirë. Salcën nga domatet mund ta bleni në paketime nga qelqi.

Lodrat e seksit

Vibratorët dhe lodrat e seksit për meshkuj, janë të punuara nga vinili dhe lirojnë ftalate, të cilat zbusin plastikën dhe janë të lidhura me kancerin, alergjitë, defektet në lindje dhe shterpësinë.

Mbrohuni: Kthehuni trupit të njeriut.

Prodhimet e dushit

Ftalatet gjenden edhe në penat aromatike, shampot, prodhimet për pastrim të perdeve të dushit nga vinili. Ndërsa nxehtësia e liruar nga dushi, lehtëson lirimin e tyre.

Mbrohuni: Përdorni sapunë të thjeshtë bebesh apo prodhime ekologjike. Shmangni prodhimet që përmbajnë aroma. Investoni në perde kualitative të dushit.

Pesticidet

Pesticidet vrasin dëmtuesit, por edhe na helmojnë ne.

Mbrohuni: Sa i përket pemëve dhe perimeve, sa më shumë që është e mundur, rrisni ato në mënyrë natyrale.

Ulëset e ngrohta të makinave

Makinat luksoze kanë të ndërtuara ulëse të ngrohta. Të shpeshta janë edhe ato që ngrohin lëkura të ndryshme. Por këto makina luksoze, si dhe banjot e ngrohta mund të zvogëlojnë numrin e spermatozoidëve.

Mbrohuni: Këtu problem direkt është nxehtësia. Në vend të kësaj, kyçni ngrohjen e hapsirës dhe le të qarkullojë ngrohtësia nëpër makinë.

Peshku i kontaminuar

PCB është grup i përbërësve helmues, të cilët kanë përdorim të gjërë në industrinë elektronike. Është e ndaluar, përveç asaj që është e jashtme, do mbetet me ne për një kohë të gjatë të pacaktuar. Posaçërisht, akulumohet në peshk.

Mbrohuni: Hulumtoni si është gjendja në zonën tuaj dhe shmangni peshkun nga eksporti për të cilin nuk jeni të sigurtë se në çfarë gjendje është. /bebjaime

Artikulli paraprakMbyllet shërbimi i IVF-së në Spitalin “Bahceci”, embrionet dërgohen në QKUK
Artikulli i rradhës Pse ju dhemb koka gjatë shtatzënisë dhe si ta trajtoni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.