Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të rinjtë sot punojnë më pak se prindërit e tyre por stresohen më shumë

Jetë 24/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të lindurit  në vitet ’80 dhe ’90 – po e mbingarkojnë veten shumë  deri në pikën sa ata luftojnë me detyrat e përditshme.

Por një studim i ri ka zbuluar se këta të rinj shpenzojnë shumë më pak kohë në vendet e tyre të punës sesa gjeneratat që erdhën para tyre. Megjithatë, pavarësisht këtyre orëve më të shkurtra dhe më shumë liri në vendin e punës, punëtorët e sotëm gjithashtu ndjehen sikur janë nën një presion shumë më të madh se prindërit e tyre dikur.

Më shumë se 1,500 njerëz nën moshën 45 vjeç morën pjesë në studim, të kryer nga rrjeti Hussle, i cili u kërkoi këtyre njerëzve të krahasonin bilancin e tyre të punës dhe të jetës me atë të prindërve të tyre.

Rezultatet treguan këta të rinj mendonin se jeta e tyre në punë ishte më e lehtë se ajo e prindërve të tyre: 85 për qind e tyre thanë se puna ishte më fleksibël, ndërsa 86 përqind thanë se kishin më shumë liri.

Rreth 30 përqind e tyre që rikujtuan që prindërit e tyre punonin më gjatë,  por shumica nuk besonin se prindërit e tyre e kishin kuptuar ndonjëherë se ç’do të thoshte stres në punë.

Por pavarësisht kushteve më të lehta të punës së anketuarve, 14 përqind thanë se kishin marrë pushim nga puna për shkak të stresit, ndërsa 12 përqind thanë se kishin kërkuar ndihmë mjekësore. Më shumë se një e katërta thanë se ndjehen të shqetësuar dhe të stresuar për punën, dhe një në pesë prej tyre thanë se kishin probleme me gjumin për shkak të stresit në punë.

Mediat sociale, teknologjia dhe qasja ndaj tyre duket të jenë një faktor i madh në shtimin e stresit. Dy të tretat e të anketuarve thanë se u përpoqën të mos përdornin telefonat ose laptopët jashtë orarit të punës, ndërsa më shumë se 90 për qind thanë se ndjenin se media sociale nxit presionin për të pasur karrierë dhe jetë të përsosur.

Gjithashtu punëtorët e sotëm kanë më shumë biseda rreth shëndetit mendor sesa gjeneratat e mëparshme, dhe kjo i ndihmon njerëzit të flasin për mënyrën se si ndjehen dhe gjejnë mënyra për të menaxhuar stresin.

Nëse ju ndjeheni të stresuar në vendin e  punës, ja pesë mënyra se si t’ia dilni pas një dite të gjatë:

Ushtrime. Kjo mund të tingëllojë shumë e zakonshme dhe si gjëja e fundit që dëshironi të bëni pas një dite të gjatë dhe stresuese, por duke marrë kohë për veten tuaj për të bërë ushqtrime mund t’ju ndihmojë për të qetësuar mendjen tuaj. Të punosh në mbrëmje është provuar gjithashtu se të ndihmon të kesh një gjumë të mirë gjatë natës.

Meditoni. Vetëm pesë minuta në ditë mund të jenë të mjaftueshme për t’ju ndihmuar të qetësoni mendjen dhe të largoni çdo mendim negativ.

Gatuani. Gatimi mund të kërkojë kohë por duke qenë se përqendroheni për të bërë diçka, do t’ju duket sikur keni arritur diçka kur të uleni për ta shijuar atë.

Dëgjoni muzikë. Këngët e tua të preferuara ndonjëherë nuk mund të jenë të mjaftueshme për të ndaluar mendjen nga endja në mendime të lidhura me punën. Duke gjetur një album me këngë të reja mund të të mësojë diçka të re dhe të të lejojë të merresh me kuptimin e teksteve të reja.

Bisedoni. Ndërkohë që mund të doni të shkoni në shtëpi dhe të qetësoheni pas një dite të gjatë, bëni plane për t’u takuar me miqtë për të thyer monotoninë. Ndërkohë që mund të duket e preferueshme biseda në mediat sociale, nuk ka asgjë si biseda ballë për ballë dhe do të jeni të lumtur që keni gjetur kohë për ata që doni./pernenat

Artikulli paraprakIsmaili: MSH do të zgjidh problemin për trajtimin e sëmundjeve të rralla
Artikulli i rradhës Hemoroidet tek foshnjet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.