Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Lajme 27/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

Më këtë udhëzim përcaktohet dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale, dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Pas nënshkrimit Udhëzimit Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë, sipas njoftimit të MSH-së, Ismaili ka deklaruar se kjo ka qenë një kërkesë 20 vjeçare e qytetarëve dhe farmacistëve.

“Çmime të njëjta për barna të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën, për të realizuar një kërkesë 20 vjeçare të qytetarëve dhe farmacistëve. Jam shumë krenar që sot, për herë të parë në Kosovë, po nënshkruajmë Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave”, ka thënë ministri, citohet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Ismailit, në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit.

“Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare. Duke hapur një faqe të re për shtetin dhe qytetarët, ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të përgjegjësive tona publike, me qytetarin në qendër të secilës politikë”, ka deklaruar Ismaili.

Për nënshkrimin e këtij udhëzimi ka marr pjesë edhe shefi i partisë së Ismailit, Kadri Veseli.

Ndërkaq, Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, në emër të farmacistëve falënderoj ministrin Ismaili për vizionin dhe guximin që të merret me sfida të cilat për 20 vite nuk kanë arritur të adresohen. “Këtë e dëshmon edhe ky draft udhëzim administrativ për çmime që daton nga viti 2003 nën administratën e UNMIK-ut, e cili asnjëherë nuk e pa dritën e diellit”, tha Arianit Jakupi, citohet në njoftimin e MSH-së.

Përfaqësuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve (PRAK), Muhamedali Kodra, tha se kjo është një reformë e mirëfilltë dhe shumë e nevojshme për qytetarët e Kosovës. Duke folur për rëndësnë e tij, ai përgëzoi vendosmërinë e ministrit Ismaili për ta hartuar këtë dokument.

Përmes këtij udhëzimi pamundësohet shitja e produkteve me çmime më të larta për barnat që i siguron Ministria dhe gjithashtu shitja në tregun Kosovar e barnave me çmime më të larta se sa vlera reale e tyre edhe në tregjet e rajonit.

Udhëzimi do të ndihmojë në unifikimim e çmimit të barnave në farmacitë private, me ç’rast për barin e njëjtë, qytetarët do të paguajnë çmim të njëjtë në çdo barnaotore dhe jo çmime të ndryshme për produkte të njëjta, përfundon njoftimi i MSH-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me trupin e foshnjës gjatë lindjes
Artikulli i rradhës Shëndeti intim përmirësohet shumë nga madhësia e qimeve pubike rreth gjenitaleve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.