Shtatzania dhe pastaj procesi i lindjes kërkojnë jashtëzakonisht shumë qëndrueshmëri fizike nga gratë. Por lindja nuk është një gje aq e lehtë edhe për fëmijën.
Një ekzaminim I ri ka zbuluar se si koka e foshnjës është shtyper e shtrembërohet nga lindja vaginale, transmeton GazetaShnta.
Skenimet e kryera para dhe pas lindjes tek gratë e testuara, studiuesit kanë arritur të tregojnë shkallën në të cilën eshtrat e kafkës së një fëmije hipin mbi njëri-tjetrin, duke e lejuar tërë kafkën të shndërrohet.
Koka e foshnjës bëhet një formë sheqeri – një kon i zgjatur, me një majë të rrumbullakosur në një fund – dhe forma të tjera duke u përhstatur kështu që ë të kalojë nëpër legen.
Është e mahnitshme të shihet edhe ndryshimi i trurit i cili po ashtu ndërron formën gjatë lindjes. ndodh shumë, përcjellë “Plos One”.
Kompresimi i kokës është vetëm një nga shumë ndryshimet fizike të pabesueshme që ndodhin tek foshnjat gjatë lindjes. Foshnjat pësojnë një tranzicion masiv gjatë lindjes, ndërsa lëvizin nga mjedisi i mbështetur i mitrës në ekzistencë të pavarur jashtë stomakut.
Lindja është ende një çështje që vie e paktuar edhe me një dozë rreziku. Globalisht, lindja e bllokuar është një shkak i rëndësishëm i vdekjeve të nënës dhe fëmijës dhe një problematikë seriozë për shtatzënitë e radhës për ato nëna që arrijnë të mbijetojnë.
Shpresojmë që më shumë hulumtime që synojnë të kuptojnë balancën e këtyre rreziqeve, dhe të shohim se si kalojnë foshnjat nga mitra në botën e jashtme, do të na ndihmojnë të menaxhojmë më mirë lindjen e sigurt. Kjo do të përmirësojë shëndetin e menjëhershëm dhe afatgjatë për nënat dhe foshnjat e tyre./GazetaShenta/