Nënat bëjnë çmos për fëmijët e tyre dhe ky kujdes i shtuar nis qysh kur kuptojnë se janë shtatzënë.
Shumica e tyre u kushtojnë rëndësi dhe kohë të shtuar kujdesit ndaj shëndetit të tyre në mënyrë që foshnja të lindë sa më e shëndoshë, transmeton GazetaShneta.
Por ajo që nganjëherë ka tendencë të harrohet nga shtatzënat është shëneti oral dhe kujdesi ndaj pastrimimt të dhëmbëve.
Ka pasur shumë studime deri në ditët e sotme të cilat lidhin drejtpërdrejtë zhvillimin e fëmijës me dhëmbët e nënës, shkruan “Mother.ly”.
Foshnjat në barkun e nënës marrin të gjithë kalciumin që ju duhet për forcimin e eshtërave nga dhëmbët e së ëmës. Kjo domethënë që nëna duhet të ketë shumë kujdes që të ketë ushqim të mjaftueshëm në mënyrë që kalciumi të mërre edhe nga lëndë tjera dhe jo vetëm nga nënëa.
Një çështje tjetër që duhet pasur parasysh janë kontrollet dentare. Para se nënat të vendosin të mbesin shtatzënë ato duhet të konsultohen me gjnekologun dhe dentistin që të bëjnë kontrollin e duhur të gojës. Ndërhyrjet e kirurgjisë orale gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë pastaj nnegativisht tek foshnja në bark.
Për të pasur më të lehtë këtë përkujdes oral lexoni disa këshilla praktike:
– Pastroni dhëmbët rregullisht për 2 minuta dhe 2 herë në ditë
– Nëse keni probleme me kavitetin konsultohuni gjithsesi me mjekun
– Pas të vjellave pastroni dhëmëbt sepse kështu largoni acidet e mbetura në gojë.
– Ndiqni çdo këshillë që mund t’ua ketë sygjeruar gjinekologu juaj dhe mos veproni sipas gjykimeve tuaja. /GazetaShneta/