Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagimi i Spitalit “Bahceci”, kërkojnë t’u kthehen embrionet e konfiskuara nga Inspektorati

Lajme 28/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali “Bahceci” ka dal sot me një deklaratë ku kanë kundërshtuar konfiskimin e embrioneve nga Inspektorati Shëndetësor. Zyrtarët e këtij të fundit i kanë dërguar embrionet e ngrira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Këtë veprim të Inspektoratit, drejtuesit e “Bahcecit” e kanë konsideruar të papranueshme. “Zhvendosja e tankeve, që përmbajnë material shumë delikat që kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme nga personeli i specializuar, është një praktikë e papranueshme dhe jo ligjore nga pikëpamja jonë”, thuhet në këtë deklaratë, shkruan Gazeta Shneta.

Ky spital ka paralajmëruar se do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat ligjor vendor dhe ndërkombëtar për të kërkuar dëmshpërblim nga shteti për këtë veprim.

Para disa ditësh Spitali “Bahceci” u bastis nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Shëndetësor. Me këtë rast u arrestuan katër persona nën dyshimet për transplantim të paligjshëm të organeve dhe qelizave, ndërsa tanket me embrione u dërguan në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Lexoni deklaratën e plotë të Spitalit “Bahceci”:

DEKLARATË

Dëshirojmë që të informojmë publikun se nuk pranojmë ndonjë nga pretendimet e paraqitura dhe me padurim e presim ditën kur e vërteta do të dali në dritë.

Duke u bazuar në një dyshim, Inspektorët e Inspektoriatit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë vendosur për të zhvendosur tanket tona të embrioneve në QKUK – KOGJ. Ky vendim, që nuk është i bazuar në dëshmi të forta për momentin, kanë vënë punonjësit tanë dhe pacientët në një pozitë shumë të vështirë. Zhvendosja e tankeve, që përmbajnë material shumë delikat që kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme nga personeli i specializuar, është një praktikë e papranueshme dhe jo ligjore nga pikëpamja jonë.

Sipas të gjitha rrethanave, përgjatë kësaj kohe, ne kemi qenë të kujdesshëm që të ofrojmë gjithë asistencën tonë të nevojshme, por nuk jemi në gjendje të ndërhyjmë arbitrarisht në punën e institucioneve publike që ushtrojnë përgjegjësi ligjore. Prandaj, edhe pse ne nuk pajtohemi me këtë proces, kemi qenë të detyruar dhe nuk kemi pasur mundësinë ta mirëmbajmë materialin në tanke apo të ndalojmë veprimet e institucioneve publike.

Si një investitor i huaj në Kosovë përafër 10 vite, institucioni ynë do të përdorë të gjitha të drejtat ligjore përmes mekanizmave të nevojshme vendore dhe ndërkombëtare për të kërkuar dëmshpërblim për çdo veprim të padrejtë dhe të paligjshëm të autoriteteve. Prioriteti ynë më i lartë është siguria dhe komoditeti i pacientëve tanë.

Sikurse e cekëm më lart, ne i besojmë sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe shpresojmë se ajo do të shërbehet. I falenderojmë pacientët tanë dhe të afërmit e tyre për përkrahjen gjatë këtyre kohëve të vështira.

Artikulli paraprakFoshnja premature më e vogla ndonjëherë: Lindi në javën e 21-të me 410 gramë
Artikulli i rradhës “Novartis” vë në treg medikamentin më të shtrenjtë në botë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.