Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet vajza që u shërua nga leukemia në Kosovë, ka disa kërkesa për shtetin

Lajme 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Samire Zeneli e cila në moshën 14 vjeçare u diagnostifikua me leukemi, për dy vjet trajtim në Kosovë ajo tashmë është shëruar plotësisht, nga mjekët kosovarë në bashkëpunim me ata italianë.

Samirja është angazhuar si psikologe në repartin ku është shëruar në QKUK. Ajo tani ndihmon të gjithë fëmijët e prekur me leukemi. Por ka një ëndërr për të cilët ka folur më tepër.

“Ëndrra ime është që të mblidhemi ne si popull, t’i ndihmojmë fëmijët pavarësisht çfarë sëmundje kanë, që të shërohen. Fëmijët janë e ardhmja e botës”, thotë Zeneli.

Ajo u ndihmon fëmijëve të kuptojnë për sëmundjen që kanë dhe që ta duan jetën pavarësisht sëmundjes që kanë.

Samirja tregon që mjekët në Kosovë janë shumë të mirë, por me ndihmën e mekëve italianë po shërojnë fëmijët me leukemi në Kosovë.

Në vendin tonë, diagnostifikohen 40 deri në 60 fëmijë të prekur me leukemi brenda një viti.

Leukemia akute është nje lloj kanceri më i zakonshëm që vihet re në moshën e fëmijërisë. Vihet re se shkaktohet nga përhapja e pakontrolluar e qelizave anormale në palcën e kockave që përbëjnë strukturën e qelizave të gjakut.

Për arsye të parandalimit në formimin e qelizave të gjakut, mund të shkaktojë zbehje, dobësi dhe lodhje. Për arsye të përhapjes se qelizave te pakontrolluara, krijohet fryerje në nyjet limfatike, në qafë dhe në pjesë të ndryshme të trupit mund të dalin edhe gjëndrra. Meqënese zvogelohen trombocitet e gjakut të cilat ndalojne gjakderdhjen, në trupin e pacientit të semurë mund të vihen re blanë të mavijosura, gjakderdhje në hundë dhe mund të ndodhë gjakderdhje edhe në mishrat e dhëmbëve. Një shenjë tjeter e leukemisë akute mund të jetë edhe temperatura e lartë që nuk i përgjigjet terapisë me antibiotikë.

Trajtimi i parë i leukemise akute është kimioterapia. Në rast se leukemia është me rrezik të lartë ose kur sëmundja përsëritet, është e nevojshme transplatimi i palcës kockore. Për këtë është e domosdoshme përshtatje e donatorëve (dhuruesit). Donatorë më të mundshëm janë vëllezërit. Në rastet kur nuk ekziston mundësia në pershtatshmerië e duhur e vëllait ose motres dhe nëse brenda familjës nuk mund të gjendet donator, është e nevojshme për tu referuar në bankat e donatorëve./OxygenPress.info

Artikulli paraprakNeurologët kërkojnë nga shteti financimin e terapisë për sklerozën multiple
Artikulli i rradhës Ja si ta zhbllokoni hundën e fëmijës me metoda natyrale

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.