Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Psikologët: Kështu mund ta kaloni dëshpërimin pas zbulimit të gjinisë së foshnjes

Jetë 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është një nga pyetjet e para që njerëzit bëjnë pasi zbulojnë se jeni në pritje të ëmbël: “Është djalë apo vajzë?” Dhe nëse është shumë herët që ta dini ose keni vendosur të prisni ta shihni në momentin që foshnja të vijë në jetë përgjigja standard është: “Oh, nuk na intereson, për sa kohë që fëmija është i shëndetshëm”.

Por a po tregoheni plotësisht të sinqertë me veten? Thellë ndoshta do të preferonit të kishit një vajzë. Ose ndoshta nuk është aspak dëshirë për një gjini mbi tjetrën, por gjithmonë e keni imagjinuar veten me një djalë. Cilido qoftë mendimi juaj paraprakisht, zhgënjimi gjinor i referohet atyre ndjenjave të trishtimit apo zhgënjimit pas zbulimit të gjinisë. Dhe kjo ndodh më shpesh se sa mendoni.

“Zhgënjimi gjinor është mjaft i zakonshëm”, thotë psikologu Dr. Danielle Forshee. “Veçanërisht për ata që ndjejnë se një gjini specifike ka një kuptim të caktuar për ta”.

Për shembull një baba mund të mendojë se djemtë do të ishin më argëtues dhe më të lehtë sesa vajzat, bazuar në përvojat e tyre në rritje.

Ndoshta jeni rritur me vëllezërit dhe gjithmonë keni ëndërruar të keni një vajzë. Ose ndoshta tashmë keni një vajzë që e adhuroni, por doni të përjetoni diçka ndryshe me fëmijën tuaj të ardhshëm.

Dhe pas zhgënjimit, një tjetër ndjenjë ju zhyt në faj. Kam ‘mikesha’ që përpiqen të mbesin shtatzënë, duhet të jem mirënjohës që mund të kem një fëmijë’. DHE KJO ËSHTË E DREJTË!  Ose shqetësoheni që nëse dikush e mëson se sa i mërzitur jeni për gjininë e fëmijës suaj, mund të mendojë se ju nuk do ta doni fëmijën tuaj. Këto janë llojet e ndjenjave që i pengojnë njerëzit të flasin për zhgënjimin gjinor. Por kjo është në të vërtetë gjëja e parë që duhet të bëni.

Ndjenjat fillojnë të peshojnë mbi ju dhe për t’u lehtësuar disa nga turpi, zhgënjimi apo fajësia, ju as nuk e çoni nëpër mend atë ndjesi.

Por mbani mend, është mirë të ndiheni të zhgënjyer. Asnjë ndjenjë nuk duhet të hidhet kurrë poshtë – ato janë atje për një arsye. Çelësi është të gjesh një mënyrë për të kuptuar dhe pastaj t’i pranosh, kështu që mund të ecësh përpara.

Dhe një tjetër mendim ngushëllues: zhgënjimi gjinor zbehet – sidomos sapo të merrni në krahë foshnjen tuaj.

Artikulli paraprakPërse ndodh që gratë të kenë më shumë ftohtë se sa burrat?
Artikulli i rradhës A mund të bëhet fryrje e buzëve dhe rritje e gjoksit në QKUK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.