Kur njerëzit mendojnë për gratë që ngrijnë vezët e tyre, shpesh mendojnë se diçka bëhet vetëm për shkak të karrierës.
Ngrirja e vezëve lejon gratë që nuk janë ende të gatshme për amësinë, t’i nënshtrohen një procedure për të hequr dhe ngrirë një numër të vezëve të shëndetshme për përdorim të mundshëm në të ardhmen, transmeton GazetaShneta.
Mbështetësit e kësaj teknologjie tregojnë të dhëna të cilat thonë se sa të larta janë shancat që ky process, ngrirja e vezëve si dhe shanset e shtatzënisë mund të arrihen. Kjo procedurë quhet vitrifikim dhe ka potencial për rritur suksesin apo efektin gjatë përdorimit të vezëve të freskëta.
Por në anën tjetër, mjekët nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve bëjnë thirrje për të pasur kujdes për të ashtuquajturën “ngrirjen e vezëve shoqërore”. Në raportin e tyre të fundit, është vënë në dukje se ndërsa kjo teknologji ka potencialin t’u ofrojë disa grave mundësinë e shtyrjes së amësisë deri më vonë në jetë, procedura nuk garanton një lindje të ardhshme të gjallë, mbart rrezik dhe mund të jetë shumë e shtrenjtë.
Por përkundër stereotipit të gruas karrieriste, shumë studime bëjnë të fitur se shumë gra që zgjedhin të përdorin këtë teknologji kanë pasur vështirësi në gjetjen e partnerit të duhur, shkruan The Conversation.
Në disa raste, gratë kanë përfunduar lidhj afatgjata për të cilat kanë menduar se do t’i çonin në amësi, në të tridhjetat e tyre. Dhe tani ato përballen me mundësinë e mos gjetjes së partnerit të duhur para fundit të viteve të tyre të pjellorisë.
Kontrolloje të ardhmen
Pra, përderisa është e qartë se ngrirja e vezëve ka potencial për të ofruar një familje të ardhshme për disa gra, kjo nuk duhet të zvogëlojë çështjet sociale, ekonomike dhe politike që kontribuojnë në përdorimin e kësaj teknologjie nga gratë. Kjo përfshin praktikat diskriminuese të punësimit, ofrimin joadekuat të kujdesit ndaj fëmijëve dhe qëndrimet e meshkujve ndaj atësisë./GazetaShneta/