Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sakrifica e nënës nga Prishtina e cila i ushqen fëmijët e vetme

Jetë 03/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Qe 10 vjet kam mbetur pa asnjë zgjidhje. Nuk kam shpresë më për asgjë. Jam mbështetur vetëm te Zoti”.

Me këto fjalë 44-vjeçarja Minire Bujupi fillon rrëfimin për jetën e saj plot sakrificë, e cila pas dhunës që kishte përjetuar te burri i saj dhe pasi babai i saj e kishte përzënë prej shtëpisë, kishte filluar një rrugëtim të ri e të vështirë, duke u munduar të jetë edhe nënë, edhe baba për dy fëmijët e saj.

E për hatër të tyre ajo edhe sot po mundohet t’i fshehë gjithë dhimbjet e asaj që ka përjetuar.

Pasi nuk ka gjetur një strehim në familjen e saj, Minire Bujupi tash e dy vjet është duke jetuar me qira në një kat të një shtëpie të vjetër në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, për të cilën çdo muaj duhet të paguajë 130 euro qiranë e më pastaj edhe shpenzimet tjera për energji elektrike. Muret e shtëpisë në të cilën ajo banon janë të vjetra, derisa në dy dhomat e vogla brenda saj ka edhe shumë myk.

Ndonëse shtëpia është e vjetër, Bujupi është e detyruar të qëndrojë aty, për shkak se me atë çmim sa ajo paguan qiranë nuk ka mundur të gjejë strehim diku tjetër në Prishtinë. Për të siguruar paratë për qiranë, edhe pse me gjendje shëndetësore jo të mirë, ajo është e detyruar të punojë çfarëdo pune. Së fundmi ka gjetur një punë në një restorant në Prishtinë, por që paga të cilën merr aty nuk i mjafton.

Me paratë që i shkojnë për qira e më pastaj edhe për energji elektrike asaj i mbetet vetëm një shumë e vogël për të blerë ushqim, i cili ndonjëherë edhe nuk është i bollshëm në tryezën e tyre.

Artikulli paraprakVrapoi e shokuar te mjeku pasi ia pa vajzës këtë shenj të zezë në gojë
Artikulli i rradhës Rritet numri i meshkujve shqiptarë që ndërruan jetë nga tumoret

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.