Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse nënat mund të ndërhyjnë në imunitetin e fëmijëve të tyre?

Jetë 04/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbrojtja dhe imuniteti që kalon nëpërmjet qumështit të nënës mund të zgjasë për vite me radhë, sipas shkencëtarëve.

Testet e fundit tek minjtë kanë treguar se nënat që ishin shëruar nga një infeksion mund ta kalonin imunitetin e tyre nëpërmjet qumështit të gjirit me efekte afatgjata.

Megjithatë shkencëtarët nuk e pohuan se ky zbulim mund të jetë një zëvendësim për disa lloje vaksinash, por thanë se studimi mund të jetë i rëndësishëm për të përmirësuar vaksinat në të ardhmen,

Studiuesit në Universitetin e Cape Toën në Afrikën e Jugut thanë se imuniteti kalohej nga nëna tek fëmija në qeliza të ndryshme, më shumë sesa pritej. Rezistenca kundër sëmundjeve u kalua përmes qelizave të bardha të gjakut dhe jo tek antitrupat – proteina kundër baktereve dhe viruseve – siç besohej më parë.

Dhe ndërsa imuniteti mendohej se zgjaste vetëm për periudhën e dhënies së gjirit për të mbrojtur të sapolindurit, përfitimet zgjasin për shumë vite të tjera, tregoi studimi tek minjtë.

“Kjo është e mrekullueshme dhe shton një dimension të ri për të kuptuar se si një nënë mund të ndikojë në shëndetin tone”, thanë studiuesit.

Megjithatë nuk dihet nëse efekti mund të jetë i njëjtë edhe tek njerëzit.

Shërbimi shëndetësor tha se ushqyerja me gji mund të zvogëlojë rrezikun e foshnjës për infeksione, diarre dhe vjellje, leuçemi ose sëmundje të zemrës kur fëmija rritet.

Ushqyerja me gji nuk mund të zëvendësonte vaksinat, sepse për këtë do të duhej që nëna të ishte prekur dhe të shërohej nga të gjitha sëmundjet për të cilat bëhet vaksina.

Ky studim tregon se ekspozimi i nënës ndaj një infeksioni mund të ndryshojë përgjithmonë imunitetin e pasardhësve.

Aktualisht, vaksinimi i nënave është shumë i rëndësishëm në rritjen e mbrojtjes nga infeksioni tek të sapolindurit, megjithatë kjo mbrojtje konsiderohet e përkohshme.

Efekti i imunitetit, thonë studiuesit, mund të zgjasë edhe për gjithë jetën, dhe kjo do të çonte në hartimin e vaksinave të reja që do t’i mundësohen nënës për të transferuar imunitetin afatgjatë tek fëmijët e saj.

Hulumtimi u botua në revistën Science Advances./pernenat

Artikulli paraprakMbipesha një nga faktorët kyç për rëndesat emocionale te fëmijët
Artikulli i rradhës Bëj testin: Foshnja që të duket se është vajzë zbulon shumë për personalitetin tënd

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.