Nëse një fëmijë është në peshë të shtuar, ka shumë shanca që deri në moshën 11 vjeçare ata të përjetojnë luhatje drastke të humorit.
Kjo përfshin edhe gjendje të rënduar psikike që i bën fëmijët obezë të kalojnë në faza të ankthit, stresit dhe depresionit, transmeton GazetaShneta.
Këto simptoma janë alarmante pasi që sipas shumë studimeve të bëra po konsiderohen se po shkojnë duke u rritur në mënyrë rapide.
Sa I përket gjinisë, supozohet se gjinia femërore është më e prirur të preket nga luhatjet emocionale edhe pse nuk përjashtohen rastet e tilla edhe tek djemtë, përcjellë “Mother.ly”.
Një studim i kryer në Angli ka testuar më shumë se 17 mijë fëmijë ku shumica e tyre ka dhënë shenja të një shëndeti të dobët mendor dhe emocional.
Por një karakteristikë e nxjerrë nga hulumtimi tregon se shtimi në peshë ka ndikur në psikikën e fëmijëve vetëm nga mosha 3 dhe lartë. Ndërsa fëmijët që kanë qenë më të vogël se kaq nuk është se kanë treguar humor të luhatur apo disponm me nevrikosje që do jepte shenja serioze të crregullimeve emocionale.
Një nga faktorët kyc që do të përmirësonte një gjendje të tillë është mënyra se si përgatitet ushqimi në familje. Pasi që fëmijët marrin modelet e para të sjelljeve në familje, ka shumë gjasë që edhe mbipesha të jetë shkaktuar nga mënyra e të ushqyerit.
Filloni të reduktoni ushqimet me kalori të tepërta dhe shtoni në tavolinën e ngrënies sa më shumë pemë dhe perime të fresktëta. Po ashtu stimuloni fëmijët që të pinë sa më shumë ujë që të jetë e mundur. Sasia e shtuar e lëngjeve në trup I ndihmon ata të kenë tretje më të lehtë të ushqimt. /GazetaShneta