Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse shtohen shkarkimet vaginale para dhe pas ciklit

Femina 05/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prania e sekrecioneve të bardha vaginale është një fenomen më se normal tek femrat. Ai ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të zonës intime. Janë pikërisht këto sekrecione që pastrojnë dhe lubrifikojnë organin gjenital, duke e mbrojtur në këtë mënyrë nga depërtimi i baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë. Sekrecionet e bardha, të tejdukshme dhe pa kurrfarë ere janë shenjë e një organizmi të shëndetshëm.

Por sekrecionet vaginale ndryshojnë para dhe pas ciklit menstrual, pas raporteve sekuale të pambrojtura apo kur përdorni pilulën e emergjencës. Ky ndryshim vihet re menjëherë në ngjyrën, sasinë dhe erën e tyre, duke sjellë kështu problematika shëndetësore që mund të kërkojnë trajtim dhe ndërhyrje mjekësore.

Në rast se keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe vini re që në ditët në vijim keni sekrecione vaginale në ngjyrë kafe të shoqëruara me pak gjak, ndoshta duhet të bëni një test ose të konsultoheni me mjekun gjinekolog pasi mund të keni të bëni me një shtatzëni të mundshme. Në qoftë se sekrecionet tuaja vazhdojnë të kenë të njëjtën ngjyrë, por jane me sasi më të bollshme dhe me pak erë atëherë keni vaginozë bakteriale.

Gjatë kësaj kohe do t’ju shfaqen shqetësime të ndryshme si dhimbje gjatë urinimit, ndjesi e vazhdueshme tkurrëse e vaginës, si dhe kruajtje e vazhdueshme e klitorisit. Sekrecionet vaginale mund të ndryshojnë komplet ngjyrë, aq sa të shndërrohen në ngjyrë kafe e errët në gri, në këtë rast keni të bëni me Clamidia, një infeksion seksualisht i transmetueshëm. Kur sekrecionet  janë në trajtë shkume,me erë shumë të theksuar dhe  ngjyrë jeshile myku, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.

Shenjat e mësipërme tregojnë praninë e Trichomonas vaginalis, një infeksion i rëndë seksual i shkaktuar nga paraziti trichomonas.

 

Artikulli paraprakEfektet e shtatzënisë në lëkurën tuaj
Artikulli i rradhës Prerja cezariane mund ta sjellë mbipeshën tek fëmijët pas moshës 5 vejçare

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.