Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efekti i gjeneve, kujt do i ngjasojë foshnja që po e prisni

Jetë 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjenet tona janë të shumta dhe kombinimet e tyre të shumta mund të ndikojnë në tiparet fizike dhe në personalitetin e fëmijës.

Si kush do të duket fëmija?

Nëse jeni shtatzënë ose planifikoni që një ditë të keni fëmijë, me siguri keni provuar dhe nga ato aplikacionet online ku përfshihet fotoja juaj dhe e bashkëshortit, dhe në fund rezulton një imazh se si mund të duket fytyra e fëmijës suaj. Në fakt kërkimet shkencore na ofrojnë mjete për të parashikuar ose shpjeguar karakteristika të caktuara të fëmijës sonë, tipare fizike që mund të jenë të kodifikuara në AND.

Le të shohim disa nga tiparet më interesante dhe nëse, statistikisht, ka më shumë gjasa që ato të trashëgohen nga nëna apo babai.

Pamja e përgjithshme e meshkujve vjen nga babai

Në të vërtetë në shumicën e rasteve, tiparet e fëmijës janë një përzierje e shkëlqyer e karakteristikave të të dy prindërve, por ka edhe fëmijë që janë “kopja” e nënës apo babait.

Mirëpo sa i përket djemve, ka më shumë gjasa statistikisht që në aspektin fizik të kontribuojnë gjenet e babait 60% ndërsa ato të nënës deri në 40%. Se çfarë tiparesh do të dalin nga secili prind nuk mund të përcaktohet por fëmija mund t’i ngjajë nënës në sy, hundë dhe gojë dhe të ketë gjithë pjesën tjetër, madje edhe gishtat e këmbës njëlloj si të të atit.

Buzëqeshja është e babait

Sipas hulumtimit gazetës amerikane Physical Anthropology, madhësia dhe forma e dhëmbëve dhe nofulla janë të gjitha tipare gjenetike. Por duket se gjenet e trashëguara nga babai kanë tendencë të jenë më aktive sesa ato të nënës, veçanërisht në lidhje me madhësinë e nofullës.

Gropëzat në faqe janë të nënës!

Gropëzat janë një veçori e adhurueshme tek fëmijët sikurse në të rriturit, por duket më e mundshme që të vegjlit t’i trashëgojnë ato nëse kanë nënën me një gropëz të tillë. Pra nëse fëmija juaj merr komplimente se ka një buzëqeshje të ëmbël falë një gropëze në fytyrë, nëna të dashura dijeni se merita është e gjitha e juaja.

Por… gropëza në mjekër është e babait!

Nëse gropëza në faqe trashëgohet nga nëna ajo në mjekër trashëgohet gjithnjë nga babai. Nëse babai i foshnjës ka një gropëz në mjekër ai me siguri do t’ia transmetojë edhe fëmijës. Ndërsa nëse të dy prindërit i kanë gropëzat në mjekër është shumë e mundur që asnjë nga foshnjat të mos e trashëgojë atë. Në rastet kur nëna nuk e ka ndërsa babai po, atëherë mund të ndodhë që vetëm disa fëmijë ta trashëgojnë dhe jo të gjithë.

Veshët të ngjitur pas kokës: një karakteristikë nga nëna.

Veshët janë një pjesë tjetër e trupit, pamja e të cilëve mund të ndikohet nga të dy prindërit në një mënyrë të paparashikueshme. Pra nëna, nëse ju i keni veshët të ngjitur pas kokës ka shumë gjasa që ju ta kaloni këtë tipar interesant tek fëmijët tuaj.

Sytë e errët: si babi!

Ngjyra e syve të fëmijëve është një nga tiparet, pothuajse sipas përkufizimit, më të paparashikueshme. Ndoshta shumë prej nesh duhet të tregojnë historinë klasike të foshnjës me sy të kaltër të lindur nga dy prindër me ngjyrë kafe. Sipas Healthyway, megjithatë, edhe në këtë rast nëse foshnja ka babain me sytë e errët, ka tendencën që ta trashëgojë ngjyrën nga ai, por sigurisht ka edhe përjashtime.

Flokët vijnë nga nëna

Fëmija juaj ka frikë se do të përfundojë një ditë tullac si babai? Epo, atëherë shpjegoni se frika e tij ka një bazë shkencore vetëm nëse gjyshi nga ana e nënës është gjithashtu tullac. Në të vërtetë, janë gjenet e nënës që ndikojnë në flokët e foshnjës. Rënia e flokëve mund të vijë edhe nga faktorët jo gjenetikë, të tilla si mënyra e të ushqyerit.

Gjatësia vjen kryesisht nga babai

Sipas Healthway, sa më shumë një baba është i gjatë, aq më shumë do të jetë djali i tij. Për të përcaktuar sesa do të jetë gjatësia e fëmijëve tanë në moshën e rritur, metoda më e mirë dhe më e besueshme do të ishte thjeshtë të vëzhgonte babanë. Ndërsa në rast se nëna është shumë e shkurtër dhe babai shumë i gjatë, gjatësia e fëmijës është e paparashikueshme.

A mund të jetë karakteri i trashëguar?

Shprehjet e fytyrës janë nga nëna

Është e çuditshme të mendojmë se edhe disa nga shprehjet tona të fytyrës janë të koduara në ADN, por një studim i botuar kohët e fundit në “Parents” tregoi se disa fëmijë të verbër kishin zhvilluar të njëjtën shprehje fytyre si nëna e tyre. Ata nuk mund t’i mësonin këto shprehje prandaj u zbulua se gjithçka ishte e trashëguar.

Fëmija do të jetë mashkull apo femër? Babai “e vendos” atë

Siç e dini, kur vendosni të ngjizni një fëmijë, nëna kalon kromozomin X në fetus dhe babai X ose Y. Në rastin e parë një fëmijë do të lindë vajzë në rastin e dytë djalë. Pra, është babai ai që përcaton gjininë e fëmijës suaj./pernenat

Artikulli paraprakMe këto testime mund ta dalloni nëse fëmija ka komplikime në zhvillim
Artikulli i rradhës Gjikolli keqpërdori emrin e Prof. Selami Sylejmanit, nuk e ftoi kurrë për të mbajtur ligjërata

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.