Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimi ndërmjet VLDL dhe LDL

Femina 15/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lipoproteinat me dendësi të ulët (LDL) dhe lipoproteinat me densitet shumë të ulët (VLDL) janë dy lloje të ndryshme të lipoproteineve që gjenden në gjakun tuaj. Lipoproteinat janë një kombinim i proteinave dhe llojeve të ndryshme të yndyrave. Ato mbajnë kolesterolin dhe trigliceridet përmes qarkullimit të gjakut.

Kolesteroli është një substancë yndyrore që është e nevojshme për ndërtimin e qelizave. Në trup, është më së shpeshti i krijuar në mëlçinë tuaj përmes një rruge komplekse shkruan healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Trigliceridet janë një lloj tjetër yndyre që përdoret për të ruajtur energji shtesë në qelizat tuaja.

Dallimi kryesor midis VLDL dhe LDL është se ato kanë përqindje të ndryshme të kolesterolit, proteinave dhe triglicerideve që përbëjnë secilin lipoproteine.

VLDL përmban më shumë trigliceride. LDL përmban më shumë kolesterol.

VLDL dhe LDL janë të dy lipoproteina që  konsiderohen si lloje të kolesterolit “të keq”.

Përbërësit kryesorë të VLDL të shprehur në % janë:  kolesteroli 10%, trigliceridet 70% proteinat 10% dhe yndyrna të tjera 10%.

Nivelet e larta të triglicerideve lidhen me ndërtimin e depozitave të vështira në arteriet tuaja. Këto depozita quhen pllaka. Ndërtimi i pllakave rritë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe goditjen e zemrës.

Ekspertët besojnë se kjo është për shkak të: inflamacionit  të rritur, presionin e lartë të gjakut etj.

Trigliceridet e larta shoqërohen gjithashtu me sindromën metabolike dhe me sëmundjen joalkoolike të mëlçisë.

Përbërësit kryesorë të shprehur në  përqindje të LDL; kolesteroli 26%, trigliceridet 10%, proteinat 25% dhe yndyrna të tjera 15%.

LDL mbartë kolesterolin në të gjithë trupin tuaj. Shumë kolesterol në trupin tuaj çon në nivele të larta LDL. Nivelet e larta të LDL janë gjithashtu të lidhura me ndërtimin e pllakës në arteriet tuaja.

Këto depozita mund të çojnë në aterosklerozë. Ateroskleroza ndodh kur depozitat e pllakës kanë ngurtësuar dhe ngushtuar arterie. Kjo rrit rrezikun për të pasur një sulm në zemër dhe goditje në tru.

Si të ulni nivelet VLDL dhe LDL

Strategjitë për uljen e niveleve të VLDL dhe LDL janë të njëjta: rritni stërvitjen fizike dhe hani një shumëllojshmëri të shëndetshme të ushqimeve.

Ndërprerja e pirjes së duhanit dhe zvogëlimi i konsumit të alkoolit mund të jenë gjithashtu të dobishme.

Këshilla

-Hani arra, avokado dhe peshq të pasur me acide yndyrore omega-3, si salmoni .

-Shmangni yndyrna të ngopura, të cilat gjenden në ushqime si viçi, gjalpë dhe djathë.

-Ushtroni të paktën 30 minuta në ditë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDikush po pretendon se të gjitha femrat kanë nga një pikë në dorën e majtë
Artikulli i rradhës Pse ankthi shkakton diarre dhe si ta trajtoni atë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.