Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Personat që u helmuan nga serbët në vitet e 90-ta, ende vuajnë pasoja

Lajme 17/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nazmi Bajra nga Podujeva, gjatë viteve të ’90-ta, derisa punonte në shkollën QAMO “8 Nëntori”, së bashku me shumë nxënës të kësaj shkolle, u helmuan si pasojë e gazrave toksike të hedhura nga forcat serbe kundër nxënësve shqiptarë. Bajra dhe Ramadan Topanica, një i helmuar tjetër gjatë asaj kohe, thonë se si pasojë e këtyre helmimeve, gjendja e tyre shëndetësore nuk ka qenë aspak e mirë

Me hapa të ngadaltë po del në oborrin e shtëpisë së tij. Nazmi Bajra nga Podujeva, para më shumë se 1 muaji, i mbijetoi një operacioni të rëndë në zemër. Thotë se problemet me zemër i kishin filluar tri vjet më parë.

Ai thotë se vetëm pas një viti, kur i kishin filluar simptomat e sëmundjes, ai ishte shtrirë në spital. Mjekët kishin konstatuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë. Ndonëse, sipas mjekëve, Bajra duhej t’i nënshtrohej një intervenimi në zemër, kjo ndërhyrje nuk i ishte bërë.

Kështu, Bajra ka qëndruar pa e përfunduar operacionin deri në prill të këtij viti, kur edhe i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Por, problemet shëndetësore për Bajrën kanë filluar që nga viti 1990, atëherë kur edhe kishin ndodhur helmimet nga serbët me gazra toksike në shkollën QAMO “8 Nëntori”.

Ai kujton se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja. “Unë kur më ka helmua Serbia  në atë kohë në vitin 1990, kam qenë në shkollë duke punua. Ka ardh drejtori ka thane se është do ujë në një pushimore, merri disa nxanësa edhe shko pastroje pushimoren se ka ujë. Edhe aty kish pas ujë për me thanë 12 cm trashësia e ujit edhe mbi ujë  prashak i bardhë, po ku e disha unë çka ka pas aty”, tregoi ai.

Në kontaktin e parë me helmin, nxënësit ishin rrëzuar për tokë, kishin të vjella e alivanosje. Që nga ajo kohë, ai thotë se gjithmonë kishte pasur probleme me shëndetin. E pasojat e asaj kohe, sipas tij, dyshohet se kanë shkaktuar ditëve të fundit edhe një problem tjetër te Nazmiu.

Ai thotë se edhe nxënësit të cilët janë helmuar në atë kohë, kanë mbetur me pasoja nga helmimet. Sipas tij, disa kanë mbetur edhe pa krijuar familje. Edhe Ramadan Topanica është një nga të helmuarit e asaj kohe. Atëherë, Topanica kishte punuar si treg

Qëkur ishte helmuar, problemet shëndetësore nuk iu larguan asnjëherë. Në librin e Fehmi Krasniqit, për helmimet që janë bërë, thuhet se në komunën e Podujevës nga të helmuarit, traumën më të madhe e përjetoi familja e Arlinda Vllaskut, e cila vdiq nga pasojat e helmimit.

Artikulli paraprakAktorja e njohur na vërteton se çdo vend është i duhuri për gjidhënie
Artikulli i rradhës Vajzat mund të krijojnë qasje pozitive ndaj trupit të tyre vetëm duke kontrolluar atë që shohin në rrjetet sociale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.