Në një botë perfekte, një nënë që ka dalë të shëtisë me foshnjen e saj do të kishte të drejtën e plotë që të zgjedhte vetë se ku do të ushqente fëmijën me gji: në stolin e parkut apo në dhomën e laktimit.
Por kur aktorja America Ferrera, e njohur për super rolin e saj si Ugly Betty (Beti e shëmtuar), kishte dalë me djalin e saj Sebastian Piers për të vizituar muzeun e famshëm Metropolitan Museum, ajo ishte vënë përballë kësaj zgjedhjeje por që në mungesë së dhomës së posaçme për gjidhënie, ajo ishte drejtuar në kafiterinë e muzeut që ta ushqente fëmijën, transmeton GazetaShneta.
“Hyra brenda dhe thash me vete ‘Me siguri që ky muze duhet ta ketë atë dhomën e posaçme për nënat; është kaq i civilizuar dhe të mos e ketë nuk mund të noddhë. Por në të vërtetë nuk munda ta gjeja”, ka thënë Ferrera për “Busy Tonight”.
Pasi kishte vendosur të ulej në kafiteri ajo ka thënë se ka pranuar disa shikime nga njerëz të neveritur nga gjidhënia e saj për fëmijën 6 muajsh.
“Më shikonin të neveritur por kur foshnja do të hajë, ajo duhet të hajë”, ka thënë aktorja.
edhe pse në fakt muzeu Metropolitan ka një dhomë të posaçme për nënat mirëpo kjo nuk është çështja.
Motherly ka folur me një zyrtar nga ky institucion i cili I ka bërë me dije për ekzistencën e një dhome të tillë por që sërish ata avokojnë që gratë të ndihen rehat që të kryejnë gjidhënien kudo që ndihen rehat dhe në ato momente kur foshnja fillon të kërkojë ushqimin.
Kjo nuk është hera e parë kur America Ferrera ka adresuar këtë çështje. Dhe është një shembull i mirë kur të gjitha gratë, qofshin të famshme ose jo, kanë guximin që të kryejnë një veprim aq natyral pa u frikësuar nga paragjykimet dhe ndalesat që dikush mund t’ua vë përpara./GazetaShneta/
View this post on Instagram