Pavarësisht që është pranuar universalisht se pirja e duhani është e dëmshme për shëndetin tuaj, është i paligjshëm, i shtrejtë dhe ndalohet në shumë hapësira publike, shumë njerëz ende e pijnë.
Shumë njerëz në botë zgjedhin të pijnë duhan pavarësisht që:
Prek spermatozoidet dhe zvogëlon fertilitetin
Rrit rrezikun e defekteve të lindjes dhe shkakton abortin
Shkakton sëmundje që prekin zemrën dhe enët e gjakut
Shkakton diabetin e tipit 2
Shkakton kancer, sidomos në fyt dhe mushkëri
Ndikon në mirëqenien shpirtërore dhe mendore
Sapo duhanpirësit të hekin dorë nga cigarja gjërat fillojnë shpejt të riparohen.
Pas 20 minutash: presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të normalizohen.
Pas 12 orësh: trupi pastron veten nga monoksidi i tepërt i karbonit nga cigaret.
Pas 24 orësh: rreziku i sulmit në zemër fillon të ulet.
Pas 2 ditësh: i nuhasni më mirë aromat
Pas 3 ditësh: nivelet e nikotinës në trupin e një personi janë të varfëruar.
Pas 1 muaji: Funksioni i mushkërive i një personi fillon të përmirësohet.
Pas 9 muajsh: mushkëritë kanë shëruar ndjeshëm veten e tyre.
Pas 1 viti: rreziku për sëmundjet koronare të zemrës ulet përgjysmë.
Pas 2-5 vjetësh: rreziku i një goditjeje bie në lidhje me atë të një jo-duhanxhi.
Pas 10 vjet: rreziku i kancerit të mushkërive është ulur me gjysmën.
Pas 15 vjet: gjasat e sëmundjeve koronare të zemrës janë ekuivalenti i një jo-duhanxhi.
Pas 20 vjet +: rreziku i vdekjes nga shkaqet që lidhen me pirjen e duhanit, duke përfshirë sëmundjet e mushkërive dhe kancerin, bie në nivelin e një personi që kurrë nuk ka pirë duhan në jetën e tyre./GazetaShneta/