Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët tregojnë pse nuk duhet ta përdorni telefonin në tualet

Jetë 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Smartfonët janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës sonë dhe shumë nuk i heqin nga dora as kur hyjnë për të kryer nevojat e tyre personale.

Sipas studimeve të ndryshme, deri në 75 për qind e njerëzve përdorin smartfonët edhe në tualet, por mjekët paralajmërojnë se mund të sëmureni duke bërë këtë gjë.

Një smartfon që merret me vete në tualet përmban deri në 18 herë më shumë mikrobe se një telefon tjetër. Vetë telefonat përmbajnë mikrobe të shumta, përfshirë edhe baktere ushqimi e pijesh. Me t’u përdorur në tualet, vend i cili njihet si më i pasuri në mikrobe, telefoni kthehet në një fole ku mikrobet edhe shumohen duke u kthyer në rrezik.

Rreziku shumëfishohet nëse një telefon përdoret nga më shumë se një person. Baktere të rrezikshme mund të ngjiten në telefonin tuaj dhe më pas të përhapen edhe tek të tjerët.

Po çfarë mund të bëjmë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksioneve?

Së pari mos e merrni kurrë smartfonin me vete në tualet dhe përpiquni të mos e përdorni duke ngrënë.

Dezinfektojeni rregullisht smartfonin tuaj, veçanërisht pasi e keni përdorur në tualet. Mos harroni të lani duart rregullisht, veçanërisht para se të largoheni nga tualeti dhe pasi keni prekur telefonat e të tjerëve. /syri.net

Artikulli paraprakÇfarë moti do të mbaj sot
Artikulli i rradhës ‘Jam krenare që bëra abort dhe do ta bëja sërish’

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.