Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenja paralajmëruese për kancerin e gjirit

Femina 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një dhimbje therrëse në gjoks, ndoshta me pak ndjeshmëri, mund të ju bëjë të pyesni nëse mund të jetë diçka serioze. Një gungë në gjoks është shpesh gjëja e parë që gratë dhe burrat gjithashtu e venë re që i nxitë ata të vizitojnë mjekun menjëherë.

Megjithëse kanceri i gjirit në përgjithësi nuk tregon simptoma në fazën e hershme, zbulimi në kohë mund të kthejë një histori të kancerit të gjirit në një përrallë të të mbijetuarës, transmeton GazetaShneta.

Ne shpesh e shoqërojmë dhimbjen me diçka të gabuar, kështu që kur gratë ndjejnë dhembje në gjoksin e tyre, ato shpesh supozojnë që mund të kenë kancer të gjirit. Megjithatë, dhimbja e gjirit është rrallë simptomë e parë e dukshme e kancerit të gjirit sepse ekzistojnë dhe disa faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë dhimbje, përcjellë “HealthLine”.

Klinikisht i njohur si mastalgji, dhimbja e gjirit gjithashtu mund të shkaktohet nga:

– luhatshmëria e hormoneve të shkaktuara nga menstruacionet

– kontraceptivët

– disa trajtime të infertilitetit

– sytjena të parehatshme

– cistat e gjirit

– gjokse të mëdha, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull ose shpinë.

Shenjat e hershme të kancerit të gjirit përfshijnë:

– ndryshime në formën e dalë

– dhimbje gjiri që nuk largohet pas ciklit menstrual

– një gungë e re që nuk largohet pas ciklit menstrual

– shkarkimi i gjoksit nga një thithat në ngjyrë të kuqe, kafe ose të verdhë

– skuqje të pashpjegueshme, ënjtje, acarim të lëkurës, kruajtje në gji

– ënjtje ose gungë rreth klavikulës ose nën krah

Nëse hasni në ndonjë gungë që ka formë të çrregullt dhe jo gungore  ka më shumë gjasa të jetë kanceroze.

Shenjat e mëvonshme të kancerit të gjirit përfshijnë:

– tërheqje, ose kthim të brendshëm i thithave

– zmadhimi i vetëm një gjiri

– futja në gropë e një pjesë të gjirit

– lëkurë që ngjason me lëvozhgën e portokallit

– dhimbje vaginale

– humbje peshe edhe kur nuk mbani dietë

– zgjerimi i nyjeve limfatike në sqetull

– venat e dukshme në gji

Një ose më shumë nga këto simptoma nuk do të thotë që keni kancer të gjirit. për shembull, shkarkimi nga gjiri mund të jetë thjeshtë një infeksion. Konsultohuni me mjekun për një vlerësim të plotë nëse keni ndonjë nga këto shenja dhe simptoma./GazetaShneta/

Artikulli paraprakInspektorati mbyll IVF-në në Spitalin “Fati im”, pas arrestimit të dy mjekëve nga Policia
Artikulli i rradhës 5 mënyra efikase për të zbutur ankthin tuaj

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.