Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna shqiptare pa në ëndërr vdekjen e 6 anëtarëve të familjes së saj

Jetë 24/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm. Ndarja nga jeta e gjashtë pjesëtarëve të familjes nuk e ka mposhtur nënën e saj.

Ka qenë një histori shokuese ajo e Bardhës këtë të dielë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan. Ajo kishte ardhur në studio për t’i shprehur mirënjohjen të ëmës për forcën e kurajon që i ka dhënë pas gjashtë fatkeqësive të njëpasnjëshme në familje. Duket e pabesueshme por Bardha i ka parashikuar të gjitha ikjet e njerëzve të dashur nga jeta nëpërmjet ëndrrave.

Në fillim largohet nga jeta gjyshja e cila e kishte rritur. Më pas babai vetëm 50 vjeç ku tre ditë më parë Bardha e kishte parë në ëndërr. Në mes të liqenit të Shkodrës ajo ishte bashkë me dy vëllezërit dhe babain duke ngrënë mish.

“A po i jep mish babait”, i kishte thënë vëllai i madh dhe Bardha i ishte përgjigjur “pa merak se atij i kam dhënë të parit”. Si një ogur i keq në bestytnitë e zonës, ajo e kishte parandierë që vdekja po vinte rrotull si një “bishë” e tërbuar për të rrëmbyer njerëzit e saj më të dashur.

Pas babait ajo sheh në ëndërr njërin nga vëllezërit duke humbur në thellësinë e një pusi dhe brenda pak ditësh i sjellin lajmin se ai ishte mbytur në liqenin e Shkodrës pasi ishte goditur nga kontakti me korrentin në ujë.

Disa vite më vonë, Bardha sheh një tjetër ëndërr të frikshme.Një çifte e godet në gjoks duke i shkaktuar dy vrima që kullonin gjak. Pa kaluar një javë vjen lajmi i kobshëm se dy vëllezërit 32 dhe 27 vjec ishin mbytur në liqen ku kishin shkuar për gjueti.

Në përpjekje për të shpëtuar njëri – tjetrin ata i kishin gjetur të përqafuar dhe me atë veshtrim të ngrirë në acarin e dimrit, dhjetë ditë përpara se të festonin Vitin e Ri.

Në gjithë këtë mort që tërhiqej zvarrë ndër vite duke shuar burrat e shtëpisë, ajo që qëndronte e fortë ishte nënë Rabia. Ajo u betua mbi trupat e djemve se do i rriste të pesë fëmijët që lanë pas dhe i’a arriti më së miri.

Përpara disa vitesh, Bardha humb edhe bashkëshortin, sërish duke e parandjerë nëpërmjet ëndrrave. Atëherë kur mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar, ishte sërish ajo, nëna e mirë, besimtare e Zotit që i dha forcë për të ecur përpara.

E sot Bardha nuk kishte sesi të mos e falenderonte atë që jo vetëm i mbajti gjallë me punë, sakrifica dhe kurajo por shërben si një model shprese për të gjithë ata që e njohin në Shkodër e më gjerë.

Artikulli paraprakTabela e motit për këtë javë, sot pritet të ketë shi
Artikulli i rradhës MSH sqarohet për punonjësit serbë: U punësuan pas shuarjes së strukturave paralele

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.