Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pushimet me fëmijët, letra e një nëne të rraskapitur nga mundimi

Jetë 29/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

E keni parasysh atë momentin kur të gjithë mezi presin pushimet për t’u çlodhur? Mirë pra, unë jo. Sapo jam kthyer këtë javë dhe them nuk ka si puna. Të paktën këtu rri ulur në karrige dhe nuk më dhemb mezi gjithë ditën si gjatë kohës së pushimeve.

Pushime u thënçin, sepse nuk kam pushuar dy minuta të vetme. Unë kam dy fëmijë, vajzën tre vjeç dhe djalin dhjetë. U nisëm në një resort në Turqi bashkë me dy çifte të tjera miqsh, njëri me një fëmijë një vjeç dhe çifti tjetër me dy djem, shtatë dhe pesë vjeç. Kishim bërë shumë plane, sa do kënaqeshim të gjashtë, bisedat që do bënim, darkat që do hanim të gjithë bashkë… Fiks si në fotot e katalogut.

Por nuk qe e thënë: me çiftet e tjera u takuam vetëm në aeroport dhe në avion, sepse gjatë gjithë dhjetë ditëve të gjithë ishin pas fëmijëve. Ata me vajzën një vjeç edhe drekën e hanin veç e veç e shpejt e shpejt, ndërkohë që tjetri mbante të voglën që sa kishte filluar të ecte dhe nuk lodhej duke I rënë rreth e qark oborrit dhe pishinës, me një nga prindërit përkulur mbi të.

Çifti me dy djemtë që vetëm ziheshin e kalonin ditët tek lodrat e pishinës dhe duke u zënë dhe ata me njëri tjetrin, sepse babai mendonte që djemve u duhej folur me të butë kurse e ëma thoshte që ishte faji i tij që nuk ishte i rreptë aq sa duhej. Ndërsa unë i shihja nga larg me vajzën time të vogël që kishte frikë nga deti dhe donte të rrinte në pishinë ndërsa burri im rrinte gjithë ditën në plazh me çunin që donte të lahej vetëm në det.

Edhe me njëri tjetrin nuk u pamë pothuajse fare gjatë gjithë ditëve të pushimeve, secili i lodhur për hesap të vet. E kotë të them që nuk vesha treçerekun e rrobave që kisha në valixhe, pale të kombinoja varëset me çantën e plazhit dhe me kapelen dhe të ndiqja gjithë këshillat që lexoj nëpër revista…

Edhe ngjyrën e kam marrë me njolla sepse vajza tre vjeç që e lyeja me krem pesëdhjeta sa herë që futej në pishinë me mua më linte ngado njolla kremi të bardhë, që lëkurën time e mbronin vende – vende. Të lexoja libër apo revistë në shezlong? Kush të linte? Vajza që thërriste orë e çast “shi si po hidhem maaaa” jo njëherë.

Kur u ktheva në Tiranë dhe mora motrën në telefon i thashë “lum ti që i ke fëmijët adoleshentë dhe mund të shijosh pushimet”. Por e dini ç’më tha? Që ata nuk pranojnë që këtë vit të shkojnë me prindërit, sepse nuk kanë më moshë për këtë gjë.

Tani motra duhet të vendosë nëse ia vlen të ikë mendjengritur dhe ata t’i lërë vetëm tek e gjyshja, për ta kaluar kohën pastaj në telefon duke u folur që të mos zihen. Ose të ngelë fare pa pushime dhe të rrijë me zemër të ngrirë kur ata të kërkojnë të ikin vetëm në Jalë me shokët e tyre.

A nuk duhet të ishte një periudhë e bukur dhe e lumtur kjo? Apo një stres më shumë?

Artikulli paraprakInfermiere mos ik!
Artikulli i rradhës Thirrja e nënës: Mos i puthni fëmijët në fytyrë, djali im për pak nuk u verbua

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.