Edhe pse kryeshefja ekzekutive e “Sport Marketing, Majlinda Sopi, kishte konfirmuar para hapjes se janë kryer të gjitha përgatitjet paraprake që pishina e Gërmisë të funksionoj si duhet, nuk duket se kjo pishinë i plotëson kriteret bazë të higjienës.
Një lexues i Gazetës Express ka dërguar disa imazhe ku shihen mbeturina dhe papastërti në një qoshe të pishinës së Germisë.
Këtë vit kjo pishinë kishte shumë vizitorë si rezultat i temperaturave të larta.
Hapja e pishinës ishte paraparë të bëhej më 11 qershor, në ditën e çlirimit të kryeqytetit, por nuk dihet pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pavarësisht motit të mirë e temperaturave të larta.