Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmija i lë pa gjumë prindërit deri sa t’i mbush 6 vite

Jetë 04/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Tired mother with baby
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ardhja e bebit është momenti më i gëzueshëm për prindërit, por bashkë me të vijnë edhe vështirësitë që do të krijohen në jetën e përditshme. Një nga to është mungesa e gjumit

Të rriturit preferohet që të bëjnë 7 deri 9 orë gjumë çdo natë, sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit.

Por kjo gjë bëhet pothuajse e pamundur kur bëhen prindër, kjo pasi të porsalindurit i mbajnë nënat dhe baballarët zgjuar gjatë gjithë natës, gjumi i pamjaftueshëm mund të jetë shumë i lodhshëm si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Prandaj është më mirë të dimë të paktën për disa nga vështirësitë në fillim, për të qenë në gjendje të kaloni nëpër këtë udhëtim magjik me lehtësi maksimale, transmeton Klan Kosova.

Është e qartë se të gjithë prindërit e rinj janë të vetëdijshëm se do të duhet të harrojnë ëmbëlsinë e fjetjes gjatë natës kur vjen fëmija. Por ndonjëherë ata besojnë se kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë dhe se ata do të marrin më shumë gjumë kur fëmija i tyre të rritet. Por, çka nëse do t’ju themi se do të keni më pak gjumë për rreth 6 vjet pas lindjes së fëmijës?

Studiuesit mblodhën të dhëna gjumi për 4,659 prindër nga 2008 në 2015, nënat dhe baballarët vlerësuan kënaqësinë e tyre të gjumit në një shkallë prej 0 deri në 10, si dhe raportuan vazhdimisht kohëzgjatjen e gjumit të tyre.

Rezultatet tregojnë se gjatë 3 muajve të parë të lindjes, nënat flenë mesatarisht një orë më pak se më parë. Ndoshta pa dyshim, baballarët priren të flenë më shumë se gratë e tyre, por gjithashtu humbasin rreth 15 minuta pushim natën. 6 vjet pas lindjes, nënat flenë 20 minuta më pak, dhe baballarët ende nuk i marrin 15 minutat e tyre prapa. Të dy prindërit gjithashtu konfirmojnë një ulje të cilësisë së tyre të gjumit.

Dr. Sakari Lemola, autor i studimit, theksoi se ata nuk presin të zbulojnë se gjumi kthehet si më parë as 6 vjet pas lindjes.

Një vëzhgim kureshtar është bërë gjatë rrjedhës së hulumtimit, prindërit nuk humbin më shumë gjumë nëse vendosin të kenë më shumë fëmijë. Gjumi i nënave që kanë lindur fëmijën e dytë, rimëkëmbet në nivelet që kishin para shtatzënisë së tyre të re kjo ndodh sepse cilësia dhe kohëzgjatja e tij janë tashmë më të këqija për shkak të ndikimit të fëmijës së parë.

Artikulli paraprakÇfarë temperatura do të mbajnë sot
Artikulli i rradhës Prizreni lë prapa edhe nivelin terciar, ofron shërbim paliativ për pacientët në shtëpitë e tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.