Edhe pagjumësia vazhdon të mbetet njëri ndër shkaktarët e mbipeshës.Mos përmbajtja e orarit të gjumit mund të ndikoj në punën dhe aktivitetet tuaja por, më kryesorja mund të e ndaloj realizimin e një diete të shëndoshë.
Nëse fle më pak se orët e rekomanduara, sipas moshës tënde, mund të ndikojë negativisht ditën tjetër në shumë mënyra, si ulja e niveleve të produktivitetit, ulja e energjisë tuaj, duke ju bërë më nervozë e shumë faktorë tjerë shkruan Ndryshe, transmeton GazetaShneta
Në 11 studime e bëra, shumica e pjesëmarrësve të provuar nga pagjumësia konsumonin mesatarisht 385 kalori më shumë se ata që nuk ishin të provuar nga pagjumësia.
Pjesëmarrësit gjithashtu morën ushqime të ndryshme për të ngrënë sesa në ditët e tyre të “mirë të gjumit”, shumica e kohës në formën e ushqimeve yndyrore. Ata hëngrën edhe më pak ushqime të mbushura me proteina. Kjo do të thotë se nëse nuk ruhemi sa duhet, fitojmë peshë.
Megjithatë, hulumtimet tjera sugjerojnë se kjo mund të prishë gjithashtu edhe zonën e trurit tonë të lidhur me motivimin dhe shpërblimin, kështu që pas një nate të keqe dhe me më pak energji, thjesht duam të shijojmë ushqim të menjëhershëm dhe jo stresin për ta kërkuar ose për ta përgatitur atë./Gazeta Shneta/