Çdo fazë e jetës së një nënë që pritet me padurim paraqet dhe anën tjetër te shqetësimeve dhe kjo ndodhë sidomos gjatë shtatzënisë për një arsyje shumë të mirë ,sepse në trupin e tyre po krijohet një jetë e çmuar.
Është shumë e natyrshme të shqetësoheni për atë që hani, pini, mendoni, ndjeni dhe bëni. Gjithashtu është krejtësisht normale të shqetësoheni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm, se si ky person i ri do të ndryshojë jetën dhe marrëdhëniet tuaja përcjell babycenter, transmeton GazetaShneta.
Por, nëse ankthi juaj po bëhet gjithnjë e më i madh dhe rregullisht ndërhyn në funksionimin tuaj të përditshëm, është koha për të gjetur një mënyrë më të mirë për t’u marrë me të.
Për të filluar në zgjidhjen e këtij faktori duhet ndjekur disa prej sugjerimeve te cilat do t’ju ndihmojnë gjatë kësaj periudhe:
-Ndani frikën me partnerin tuaj
-Merrni këshilla nga familjarët ose të tjerët : Komunikimi i hapur për ankthin tuaj mund t’ju ndihmojë që të ndiheni më mire dhe padyshim që do fitoni mbështjetjen e tyre. Shumë nëna tjera tregojnë opinionin e tyre, pasi ndoshta po përjetoni të njëjtat shqetësime apo kanë kaluar në këtë fazë.
-Nëse keni një arsye të veçantë për t’u shqetësuar për shëndetin e fëmijës, ndani shqetësimet me kujdestarin tuaj. / Gazeta Shneta /