Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Po kursejmë xhepin e qytetarëve”, pacienti mori kredi për blerjen e barnave

Lajme 12/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Derisa krerët politik të institucioneve mburren me punën e tyre në shëndetësi, pacientët vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta. Një nga ta është detyruar të hyjë në kredi për të blerë barna për ta mbajtur gjallë babanë e shtrirë në intensivën e QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili disa herë ka deklaruar para mediave se po e reformon sistemin shëndetësor në të mirë të qytetarëve. Madje ai ka thënë se me investimet dhe punët që po kryhen, po kursehen miliona euro nga xhepi i qytetarëve. Vetëm vitin e kaluar Ismaili ka thënë se ka ndaluar çmimet abuzuese të barnave duke kursyer miliona euro të buxhetit të shtetit dhe qytetarëve.

Në fakt shpenzimet e qytetarëve veç janë shtuar më shumë dhe fakt për këtë janë pacientët e shtrirë në intensivën e QKUK-së. Familjarët e tyre detyrohen të qëndrojnë para dyerve të intensivës, me frikën se mjekët mund t’iu kërkojnë të blejnë barna për shkak të mungesës.

Gazeta Shneta ka raportuar dje për njërin prej tyre se si është detyruar të marr kredi për të blerë barna për babanë. A.Z. ka treguar se ka shpenzuar rreth 1650 euro për barna.

“Kemi marr kredi për të mbuluar shpenzimet. Unë, nëna dhe motra ndaras kemi marr kredi të shpejtë në I*** Credit. Deri tash askush nuk na ka ndihmu. Po e kemi shumë të vështirë sepse përveç barnave kemi edhe shpenzimet të udhëtimit e ushqimit”, deklaron A.Z. teksa tregon dhjetëra receta dhe kuponë fiskal të barnatoreve të cilat i ka ruajtur të gjitha.

E lista e barnave dhe materialeve që mungojnë është e gjatë, nga barna jetike për pacientët e deri te kanila: 1. Noradrenaline; 2. Dopamine; 3. Dobutamine; 4. Fraxiparine; 5. Hydralazine; 6. Fresubine; 7. Bikarbonate; 8. Antibiotike: Tazocine, Colisitine; 9. Katetera aspiratave; 10. Kanila te traheostomes.

QKUK nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këto mungesa dhe nuk ka kthyer përgjigje se kur do të furnizojnë pacientët. /Gazeta Shneta/

Familja merr kredi mbi 1600 euro për të blerë barna për pacientin e shtrirë në intensivën e QKUK-së

Artikulli paraprakPse lindin fëmijët me çarje të buzës, tregon profesori Sami Salihu
Artikulli i rradhës Foshnja mbretërore bën paraqitjen e parë publike, ja si duket fëmija i Princ Harryt

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.