Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të ndikojë pushimi për të mbetur shtatzënë

Jetë 01/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Siç e dinë shumica e çifteve, për të mbetur shtatzënë shpesh nevojitet më shumë se një natë magjike. Arsyet për pritjen e gjatë, mund të jenë disa dhe të komplikuara. Por një ndër shkaktarët që pengon konceptimin, është gjëja me të cilën ne pothuajse ballafaqohemi çdo ditë – stresi.

Çfarë është muaji i konceptimit?

Muaji i konceptimit është pushimi të cilin ju dhe partneri juaj ia dedikoni mbetjes shtatzënë. Idea është relaksimi, rikthimi i zjarrit në lidhjen tuaj dhe bërja e konceptimit të veçantë. Një hulumtim mbi disa nëna, pohon që 18 përqind e nënave të cilat kanë konceptuar gjatë pushimit, e kishin planifikuar pushimin e tyre për të mbetur shtatzënë.

Si funksionon muaji i konceptimit?

Muaji i konceptimit funksionon kur ju dhe partneri juaj relaksoheni, dhe duke u kujtuar se si jeni dashuruar për herë të parë. Stresi mund të pengojë konceptimin sepse mund të afektojë një pjesë të trurit tuaj (hipotalamusin), i cili rregullon hormonet tuaja.

Hipotalamusi është një gjendërr në tru që kontrollon hormonet e nevojshme për lirimin e vezëve tuaja. Kjo gjendërr gjithashtu rregullon nivelet e testosteronit të partnerit tuaj.

Dhe jo vetëm kaq, madje nëse partneri juaj ndjehet i stresuar, ju mund të ndjeheni më pak të interesuara për marrëdhënie seksuale. Kjo pastaj bën që të keni marrëdhënie seksuale më pak frekuente, gjë që nuk ndihmon fare në mundësinë për të ngelë shtatzënë.

Stresi poashtu mund të rrënojë edhe ciklin tuaj menstrual, duke ju ovuluar më vonë se zakonisht apo aspak.

Si mund ta organizojmë pushimin tonë?

Hidhini një sy asaj se, si ju pëlqen të relaksoheni. Pyesni vetveten a ju pëlqen më shumë plazhi apo fshati, apo ndoshta ju pëlqen më shumë vizita e ndonjë qyteti.

Nuk ju duhet të udhëtoni larg apo të shpenzoni shumë para. Vetëm sigurohuni që ambienti të cilin e zgjedhni do të ju ndihmojë. Pastaj merrni kalendarin dhe planifikoni pushimin kur ka të ngjarë që jeni më fertile.

Pasi që jeni larg, kujdesuni për shenjat e natyrshme të ovulacionit, duke përdorur teste apo tabela. Sido që të jetë, provoni edhe ato pozicionet seksuale për të mbetur shtatzënë, si provë në ditet e para dhe gjatë ovulacionit për të rritur shanset tuaja.

Nëse keni fëmijë të tjerë, shikoni nëse mund të aranzhoni ndonjë pjesëtarë të familjes të kujdeset për ta. (Nëse nëna juaj kërkon nga ju më shumë nipër apo mbesa, mund ta thërrisni atë së pari.)

Mos e bartni stresin tuaj me vete në pushime. Lëreni celularin tuaj në shtëpi. Nëse kjo është e pamundur, merreni me vete por kyçeni kohë pas kohe.

Përfundimisht, relaksohuni. Fleni mirë, ushqehuni mirë, kënaquni me njëri-tjetrin, në shtrat dhe jashtë tij.

Po në qoftë se nuk mund të largohemi?

Nëse ju nuk mund të merrni pushim, mundohuni të reduktoni nivelin e stresit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Këtë mund ta bëni duke:

u kënaqur me ushqim të mirë dhe të shëndetshëm

bërë ushtrime trupore

praktikuar joga

siguruar kohë të lirë për të medituar

Thjeshtë, bëni çfarëdo që mendoni që ju ndihmon për të marrë frymë lirshëm dhe të qetësoheni./bebaime/

 

Njëkohësisht, krijoni hapësirë për të kaluar kohë edhe me partnerin tuaj. Dilni në ndonjë darkë së bashku. Nëse nuk mund ta siguroni këtë, merrni një ditë të lirë nga puna për të qenë së bashku. Dhe nëse ju e dini se jeni duke ovuluar dhe mund ta organizoni atë, konsideroni edhe mundësinë për të kaluar një natë së bashku në ndonjë hotel.

Artikulli paraprakKontraceptivët iu ndihmojnë për zhdukjen e akneve hormonale
Artikulli i rradhës Horoskopi, 2 gusht 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.