Ministri në largim i shëndetësisë Uran Ismaili po i shfrytëzon momentet e fundit në këtë pozitë për të promovuar vetën dhe partinë e tij para zgjedhjeve të 6 tetorit.
Gjatë një vizite në Spitalin e Gjilanit ku punohej në renovimin e repartit të emergjencës, Ismaili përpiqet të luaj rolin e kopjes së ish-presidentit të SHBA-së Barack Obama, shkruan Gazeta Shneta.
Në përpjekje e sipër Ismaili duket ‘funny’ në fotografinë që ka postuar në faqen e tij zyrtare duke shkëmbyer një grushtim duarsh me një punëtor të kompanisë e cila ishte kontraktuar për punimet e renovimit.
Kjo lloj përshëndetje me grusht ka qenë simbol i ish-presidentit të SHBA-së Barack Obama. Ai ka disa fotografi të tilla, por më ikonike është një foto ku Obama shihet duke u përshëndetur me grusht me një punëtor të pastrimit në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Ismaili bën gafa krahas promovimit të tij në rrjetet sociale me fotografi nga institucionet shëndetësore. Madje ai dhe shefi i tij Kadri Veseli janë kritikuar ashpër për shfrytëzimin e privatësisë së pacientëve për reklamim në Facebook. Për këtë ka reaguar edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve. /Gazeta Shneta/




