Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Migrena tek fëmijët : Shkaqet dhe simptomat

Jetë 04/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Migrena e fëmijës tuaj mund të zgjasë diku nga 30 minuta në 6 orë, dhe nganjëherë rreth 24 deri në 72 orë! Këto dhimbje koke shpesh largojnë nga shumë aktivitete duke përshirë shkollën dhe shoqërinë dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini për to pasi ndikojnë në jetën akademike të fëmijëve dhe produktivitetin e përditshëm.

Cilësia e mënyrës së jetesës së tyre rrezikohet kur kujdesi nuk ushtrohet në rastin e këtyre dhimbjeve të kokës thotë Parenting.firstcry.

Ja çfarë duhet të dini për dhimbje koke të forta te fëmijët.

Migrena ndodh kur ka një ndryshim në aktivitetin neurologjik në tru, duke ndërhyrë në modelet normale të të menduarit si rezultat i alternimeve komplekse neurologjike transmeton Gazeta Shneta.

Dhimbja e kokës tek fëmijës tuaj mund të ndodhë një herë në muaj, një herë në javë, apo edhe një herë në vit.

Një migrenë kronike dëmton aktivitetet e fëmijëve dhe shënohet nga 15 deri më shumë dhimbje koke në muaj.

Fëmijët që kanë prindër me një histori të sëmundjes kanë një shans 50% për të zhvilluar dhimbje koke migrene gjatë fëmijërisë së tyre.

Migrena është shumë e zakonshme tek fëmijët dhe veçanërisht për vajzat që janë duke kaluar ndryshime fiziologjike për shkak të pubertetit.

Shkaqet e zakonshme të dhimbjes së kokës së migrenës tek fëmijët me të rritur janë:

Puberteti dhe ndryshimet hormonale te vajzat, gjenetika dhe trashëgimia, stresi emocional dhe ankthi vazhdues, traumat e kokës ose dëmtimet në kokë, sëmundjet si ftohja dhe gripi, infeksionet e veshit dhe sinusit, tumoret e trurit, zhurma me zë të lartë dhe drita ndezëse etj.

Shkaktarët më të zakonshëm te fëmijët e vegjël janë:

Ciklet e parregullta të gjumit, dehidratim, nuk ha mjaftueshëm, ndryshimet në mjedis (moti, zhurma, dritat ndezëse), probleme tjera shëndetësore (që lidhen me dhimbjen e barkut, infeksionet e sinuseve, ftohjen dhe gripin ).

Më poshtë janë shenjat dhe simptomat e dhimbjes së kokës së migrenës tek fëmijët:

-Episodi “kokë që ulet” tek bebet;

-Dhimbje barku;   -Irritueshmëria dhe periudhat e të qarit;

-Kërkon dhoma të errëta dhe shmang ekspozimin ndaj dritës;

-Të vjella, diarre, dehidratim ,edemë, djersitje, frekuenca e rritur e urinimit, dëshira e shtuar për të fjetur.

Bisedoni me një mjek ose specialist për të vlerësuar nevojat e fëmijës tuaj dhe drejtimin e diagnostikimit për migrene.

Jini të durueshëm, parandaloni shkaktarët, mirëmbani ciklet e dietës dhe të gjumit dhe jepni fëmijës tuaj ilaçet e duhura me kohë dhe do të jeni në rrugën e menaxhimit të shëndetshëm të migrenës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak Gjërat që duhet të bëni pas lindjes së foshnjës tuaj
Artikulli i rradhës Dehidratimi tek bebet – Çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.