QKUK dhe spitalet rajonale furnizohen me pesë laparaskopë të rinj
Klinika e Urologjisë në QKUK dhe spitalet rajonale janë furnizuar me pesë laparaskopë të rinj.
Drejtori i Urologjisë Dr. Sabit Mehmeti ka thënë se kjo klinikë për herë të parë po furnizohet me këtë pajisje, e cila do të mundësojë që intervenimet tek pacientët të kryhen me prerje minimale. Kjo aparaturë përveç benifiteve për pacientët, e lehtëson edhe punën e mjekëve.
Në pranimin e këtyre pajisjeve ka marr pjesë edhe ministri në largim i shëndetësisë Uran Ismaili. Sipas tij blerja e këtyre pajisjeve është mundësuar fal luftës kundër korrupsionit.
“Duke luftuar korrupsionin po arrijmë që të bëjmë gjëra të mira në shëndetësi. Sot po përurojmë pajisjet e reja të cilat do të rrisin cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Ky modernizim i shërbimeve mjekësore do të shkoj në të mirë të pacientit dhe profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ministri Ismaili. Ai ka thënë se këto pajisje kanë kushtuar 350 mijë euro.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha këto nuk janë vetëm pajisje, por një funksionalizim i shumë shërbimeve në shëndetësinë kosovare.
“Në vazhdën e modernizimit të institucioneve tona publike. Kjo aparaturë tashmë edhe është montuar një në kirurgji abdominale dhe një në neurologji, ky mjet na ndihmon që ti ikim intervenimeve klasike në kirurgji, me prerje të mëdha”.
“Pra këto nuk mund t’i shohim vetëm si pajisje, por si funksionalizim i shërbimeve shumë të rëndësishme në shëndetësinë kosovare”, ka thënë Sejdiu. /Gazeta Shneta/