Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Baftiu kërkon zgjidhje për gjinekologjinë në Kamenicë nga Ministria e Shëndetësisë

Lajme 18/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Neonatologia dhe kandidatja për deputete nga PSD-ja, Dr. Besa Baftiu, ka marr pjesë sot në tryezën e organizuar nga KDI ku është diskutuar për qasjen e subjekteve politike rreth çështjes së gjinekologëve në nivel komunal.

Baftiu ka marr shembull rastin e komunës së Kamenicës ku prej vitesh nuk ka asnjë gjinekolog. Ajo ka thënë se nga viti 2015-2017 disa gjinekologë të komunës së Gjilanit kanë punuar me rotacion, por kjo ishte ndërprerë pasi nuk kishte një vendim institucional.

“Do të angazhohem dhe do të jap maksimumin që kjo çështje të zgjidhet sepse e di rëndësinë e gjinekologut. Nuk është në pyetje vetëm një jetë, por dy e më tepër dhe angazhimi im do të vazhdoj në këtë drejtim”, ka deklaruar Baftiu.

Ajo ka thënë se sipas OBSH-së në çdo vend ku ka më shumë se 3 mijë gra atëherë duhet të ketë një gjinekologë. “Ndërkaq Kamenica ka rreth 36 mijë banorë dhe 50 për qind e tyre janë gra. Prandaj do të duhej të ishin 6 gjinekologë, por atje nuk ka fare”, ka deklaruar Baftiu.

Baftiu ka thënë se deri në një zgjidhje të përhershme nga niveli komunal, do të duhej të kishte një zgjidhje të përkohshme nga niveli qendror, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIsmaili dhe Sejdiu thonë se po krijojnë “Stroke Center” në Neurologji të QKUK-së
Artikulli i rradhës Turpi i Uran Ismailit dhe SHSKUK’së: Asnjë fjalë për Japoninë në promovimin e donacionit nga ky shtet

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.