Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Turpi i Uran Ismailit dhe SHSKUK’së: Asnjë fjalë për Japoninë në promovimin e donacionit nga ky shtet

Lajme 18/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me drejtorin e Shërbimit Klinik Universitar Spitalor të Kosovës, Dr. Basri Sejdiu, përuruan instalimin e CT’së së re në Klinikën e Neurologjisë.

Kjo tomografi e kompjuterizuar, 16 shtresore, pritet t’i hyjë shumë në punë kësaj klinike, teksa pritet të jetë edhe pjesë e Qendrës Kombëtare për, siç u shprehën përuruesit, ‘Stroke Center’, shkruan Gazeta Shneta.

Por, as Ismaili e as Dr. Sejdiu nuk përmendën ata që realizuan këtë projekt. CT’ja e instaluar sot është donacion i Qeverisë së Japonisë.

Ky donacion është ‘thithur’ nga SHSKUK’ja pas një takimi që Sejdiu kishte me zyrtarë nga Qeveria e Japonisë në prill të këtij viti.

Këto klinika të QKUK-së do të përfitojnë pajisje nga donacioni i Japonisë

Donacioni përfshinte 1.1 milion euro pajisje mjekësore që do të dhuroheshin për klinika të ndryshme, përfshirë atë të Neurologjisë e cila u pajisë me CT dhe ultrazë dopler për ekzaminime neurologjike.

Ndryshe, kompletimi i qendrës për trajtimin e sulmeve në tru pritet të jetë shumë i shpejtë sipas Dr. Sejdiut.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, ka thënë se ky projekt është jetik për qytetarët e vendit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBaftiu kërkon zgjidhje për gjinekologjinë në Kamenicë nga Ministria e Shëndetësisë
Artikulli i rradhës Ish-ministri i Shëndetësisë promovohet me fanellë të Dardanëve, hesht karshi kritikave për çmimet e barnave

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.