Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Benefitet e xhinxherit

Jetë 30/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lexoni më shumë në lidhur me benefitet e xhinxherit ; çfarë efekti pason në trupin tonë .

Ndërsa ekspertët ende nuk mund të rekomandojnë një dozë specifike për qëllime parandaluese, ata thonë se konsumimi i më shumë erëzave pikante është shumë i shëndetshëm.

Studimi i botuar në Annals of New York Academy of Science, shqyrtoi zbulimet e 60 studimeve, të kryera mbi qelizat, kafshët laboratorike dhe njerëzit. Në përgjithësi, këto studime “kanë ndërtuar një konsensus që xhinxheri dhe përbërësit kryesorë të tij ushtrojnë efekte të dobishme kundër mbipeshes, diabetit, [sëmundjeve kardiovaskulare] dhe çrregullimeve të tjera që lidhen me peshën,” shkruajnë autorët nga Universiteti Bujqësor i Kinës.

Autorët përqendruan studimin e tyre në aspekte të ndryshme të sindromës metabolike, një kombinim i tre ose më shumë faktorëve të rrezikut për diabetin tip 2 dhe sëmundjet e zemrës. Sindroma metabolike është një “problem shëndetësor në rritje që ka arritur përmasa pandemike,” shkruajnë ata, “pasi tani prek një të katërtën e popullsisë së botës”.

Ka pasur mjaft interes për strategjitë e mundshme për të trajtuar dhe parandaluar sindromën metabolike, përfshirë opsionet jo farmaceutike. Dhe xhinxheri, një nga erëzat më të konsumuara në botë, ka një histori të gjatë përdorimi si një ilaç bimor për të trajtuar një sërë sëmundjesh, falë fitokimikateve dhe antioksidantëve të ndryshëm.

Në fakt, duket se ekzistojnë disa mekanizma prapa fuqive të xhenxhefilit. Erëza luan një rol në djegien e yndyrës, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Xhinxheri gjithashtu pengon stresin oksidativ (një formë e plakjes qelizore), ka veti anti-inflamatore dhe ul kolesterolin dhe presionin e gjakut. Mund edhe të zvogëlojë arterosklerozën, krijimin e yndyrës së rrezikshme në arteriet.

Pra këto studime kanë sugjeruar që konsumimi i xhinxherit mund të përmirësojë djegien e kalorive dhe të zvogëlojë ndjenjën e urisë duke u shoqëruar nga humbja e peshës tek të rriturit mbipeshë./pernenat

Artikulli paraprakDoktoresha franceze i hyn garës për “Miss Bumbum”
Artikulli i rradhës Si mund ta dini nëse keni nevojë për terapi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.