Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shfrytëzojeni këtë moment gjatë marrëdhënieve që të mbeteni shtatzënë

Jetë 01/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lidhja e shtatzënisë me kënaqësinë seksuale është shumë kontradiktore, sepse deri tani është konsideruar që orgazma femërore nuk është “biologjikisht e arsyeshme”.

Derisa për fekondim nevojitet që mashkulli të përjetojë orgazëm, ndërkaq shtatzënia mund të pasojë pa kulmimin e femrës.

Por nëse femra kënaqet në seks dhe përjeton orgazme, siguria se do të bëhet nënë është dukshëm më e madhe, konstatojnë ekspertët e gjinekologjisë.

Orgazma shton fekonimin

Gjatë shërimit të shumë çifteve nga steriliteti është vërejtur se kualiteti i marrëdhënieve të partnerëve ka lidhje edhe me shtatzënësinë.

Nuk është krejtësisht e sigurt, mirëpo mendohet se ka më së shumti lidhje me veprimet e trupit të femrës gjatë orgazmës.

Kur femra është në kulm të orgazmës, muskujt e vagjinës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër depërton një numër i madh i spermatozoideve, andaj edhe shansi për të ngelur shtatzënë është më i madh, meqë pas shtendosjes spermatozoidet mbeten në mitër, ndërkaq lirohet edhe hormoni oksitocin, i cili është i rëndësishëm për krijimin e kontraksioneve.

Për të arritur në këtë konstatim, është biseduar me pacientët për aspektet më intime të jetës së tyre dashurore – për atë sesa janë të kënaqur dhe a përjetojnë orgazmën. Është biseduar me afërsisht 1.000 paciente.

Ato paciente që kanë qenë të shëndetshme, por që nuk ndier kënaqësi në marrëdhëniet seksuale, kanë qenë sterile, edhe pse nuk kanë qenë të diagnostikuara për sterilitet. Ndërkaq, ato paciente me vezore të bllokuara të cilat kanë përjetuar kënaqësinë e orgazmës kanë qenë të frytshme.

Më lehtë të bëheni nënë

Pa marrë parasysh këto konstatime të reja, por akoma të paformuara shkencërisht, tani për tani është e sigurt se kur të vijë koha të bëheni me bebe, kuzhina është e rëndësishme sa edhe dhoma e gjumit. Janë të nevojshme qelizat e shëndosha të vezoreve dhe spermatozoidet e shëndosha, si edhe gjendja e mirë e organizmit që të ndodhë fekondimi.

Specialistët e kësaj fushe këshillojnë sesi ta rregulloni regjimin e ushqimit që të përmirësoni shëndetin e organeve riprodhuese, stresin ta reduktoni në minimum dhe të siguroni organizmit nutrienet e domosdoshme.

Në regjistrin e artikujve ushqimorë për nënën e ardhshme, para së gjithash, janë artikujt të pasuruar me thartinë omega-3 (skumbria, harenga, sardelja, salmoni, avokadoja, arra, farërat e kungullit dhe farat e lirit). Janë të dobishme edhe pemë të ziera – më mirë është të zihen në avull, por edhe prodhimet e qumështit. Një ose dy gota qumësht me yndyrë në ditë u bëjnë mirë vezoreve.

Të gjitha racionet duhet të hahen ngadalë, të përtypen gjatë, ndërkaq racioni më i pasur duhet të jetë për drekë, transmeton telegrafi. Partneri duhet të hajë ushqim të mjaftueshëm me vitaminë C, te sperma gjithashtu ndikojnë dëmtimet të cilat në trup i krijojnë radikalet e lira.

Si preventivë, meshkujt duhet të hanë kivi, manaferra, spec të kuq dhe lulelakra. Ushqimin duhet plotësuar edhe me arra braziliane, por edhe me farëra të kungullit, të cilat janë burimi më i mirë i zinkut, mungesa e të cilit në organizëm ndikon në rënie të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve. Zink ka edhe mish, posaçërisht në mishin e pulës./GazetaShneta/

Artikulli paraprakÇfarë ndodhë me trurin e nënave kur dëgjojnë foshnjat e tyre duke qarë
Artikulli i rradhës Kanceri i gjirit: Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.