Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Avantazhet e fikut në uljen e tensionit të lartë

Jetë 03/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përpos medikamenteve që duhet përdorë në uljen e tensionit të lartë të gjakut, tani mund të konsumohet më shpesh edhe fiku, sepse përmban sasi të mëdha të kalciumit.

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Ai trajtohet me medikamente por edhe nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor që nuk përfshin ushqime të shpejta e të përpunuara. Frutat dhe perimet janë ndër më të rekomanduarat për uljen e tensionit të lartë. Një prej tyre është fiku, një frut i ëmbël që shijohet i freskët por edhe i thatë. Fiku rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut, kundër konstipacionit dhe në të mirë të tretjes. Ai është një nga burimet më të mira të kalciumit, një mineral shumë i nevojshëm për shëndetin e kockave.

ROLI I FIKUT KUNDËR TENSIONIT TË LARTË TË GJAKUT. Ekspertët thonë se fiku, si i freskët ashtu edhe i thatë, përmban sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral është thelbësor për funksionin e muskujve dhe nervave. Kaliumi balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës. Ai zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës. Kripa e tepërt rrit presionin në enët e gjakut dhe më pas rrit tensionin e gjakut. Sasia e rekomanduar e kripës duhet të jetë më pak se 2.4 g në ditë.

SI TË PËRDORNI FIKUN PËR ULJEN E TENSIONIT TË LARTË TË GJAKUT. Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës. Ju mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij. Fiqtë e freskët mund t’i hani në mëngjes duke i përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve./lajmi.net

 

Artikulli paraprakBenefitet e patatës së ëmbël
Artikulli i rradhës Aborti në tremujorin e parë të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.