Një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj në Spitalin ‘Lindja’ në Prishtinë i cili udhëhiqet nga gjinekologu i njohur Dërgut Aliu.
Nëna e re e ka nisur me këmbë të mbarë në këtë spital dhe madje e ka pagëzuar vajzën me emrin Mbara.
Por përveç saj, pritjes së ëmbël i kanë dhënë fund edhe disa gra të tjera. Ato ua kanë lënë emrat foshnjave Lum, Dimal, Blerta, Onida dhe Rron.
Ju urojmë jetë të gjatë e të lumtur këtyre engjëjve të vogël. /Gazeta Shneta/
Artikull i sponsorizuar