Lexoni me kujdes këshillat e nevojshme që ju duhen për beben tuaj dhe si duhet të organizohet rutina e gjumit.
Në moshën 3 muaj shumica e foshnjave flejnë gjithsejt 12 deri 15 orë në ditë, duke përfshirë gjumin gjatë natës dhe dremitjet gjatë ditës.
Zakonisht, rreth moshës 3 muaj, foshnjat fillojnë të zhvillojnë një orar më të rregullt të fjetjes dhe të zgjimit dhe e kanë lënë shumicën e të ushqyerit gjatë natës.
Kjo nuk do të thotë se ju papritmas duhet të impononi ndonjë plan rigoroz të fjetjes tek foshnja juaj 3 – 4 muajshe. Në të vërtetë foshnja juaj veç duhet të ketë zhvilluar një orar të caktuar të fjetjes i cili përputhet mirë me jetën tuaj familjare. Por nëse dëshironi që fëmija juaj të flejë më gjatë sa herë që bjen të flej dhe të ketë orar sa më të rregullt të gjumit, atëherë tani është koha që ta mësoni njëfarë lloj të trajnimit të fjetjes.
Mbani në mend se secila foshnje e ka mënyrën dhe orarin e vet të veçantë të zhvillimit. Përcjellni me kujdes se si reagon foshnja juaj në trajnimin e të fjeturit, dhe në rast se nuk duket e gatshme që të merr pjesë, atëherë ndërpreni aktivitetin dhe provoni përsëri pas ca javësh.
Fjetja gjatë natës
Në një pikë kohore diku rreth muajit të 3 dhe të 6, shumica e foshnjave janë të afta të flejnë gjatë tërë natës. Por, nuk është fjala për gjumë të rregullt prej 8 orësh. ‘Fjetja gjate tërë natës’ në këtë kohë nënkupton një fjetje prej 5–6 orësh në përgjithësi (megjithëse ka raste kur foshnjet flejnë shumë me gjatë).
Kjo do të ju duket me të vërtetë e pamjaftueshme kur shpresoni se do të flini dhe vete 8 deri 9 orë. Por kjo është një moment i rëndësishëm si për ju ashtu dhe për foshnjën tuaj, duke ju mundësuar që të kenë pauza të shkurtra me gjumë dhe të ndiheni ca më të çlodhur në mëngjes.
Në rast se foshnja juaj ende nuk flenë 5–6 orë të rregullta çdo natë, nuk jeni të vetmuar. Shumica e foshnjave ende zgjohen shpesh natën për tu ushqyer nga muaji 3-të deri në muajin e 6-të . Por me mbushjen e 6 muajve, bile dhe më herët, ajo është gatshme për të ndërprerë të ushqyerit me qumështin e nënës, së paku gjatë natës, në rast se ju vendosni për këtë gjë.
Si mund të formoni shprehi të shëndetshme të gjumit
Ja ku janë ca këshilla për ti ndihmuar foshnjës suaj që të flejë më mirë.
Formoni kohën e caktuar të gjumit gjatë natës dhe të dremitjeve gjatë ditës dhe përmbahuni orarit të caktuar
Kur foshnja juaj ishte e porsalindur, ju e dinit se kur ishte koha për të fjetur duke vërejtur shenjat e saja të gjumit (fërkimi i syve, tërheqja e vesheve etj.) Tani që është ca më e rritur duhet t’ia caktoni kohë e rregullt të fjetjes si dhe kohën e rregullt të dremitjeve gjatë ditës, që t’ia rregulloni orarin e fjetjes foshnjës tuaj.
Ca foshnje bien në gjumë rreth orës 6 në mbrëmje, ndërsa ca të tjera rrijnë plotësisht të zgjuara gjer në orën 8 ose dhe me vonë. Dhe poashtu zakonet e juaja shtëpiake do të ndikojnë në orarin e saj të gjumit.
Zgjedhni një kohë të përshtatshme të gjumit që i përshtatet orarit të familjes tuaj, dhe mundohuni që ti përmbaheni sa më shumë. Në rast se fëmija juaj ka dëshirë të rrijë zgjuar përtej orarit të caktuar të fjetjes, atëherë merrni parasysh këtë: se sjellja plot energji në mbrëmje do të thotë së fëmiu juaj është i lodhur.
Apo mund të caktoni një kohë specifike për të dremitur çdo ditë, si p.sh. 9.00 në mëngjes, 12.00 në mesditë apo në ora 3.00 mbasdite. Apo mund që vetëm ta lini foshnjën tuaj të shtrirë dy orë pas zgjuarjes nga gjumi i fundit. Përderisa ka shumë mundësi për të fjetur, të dy llojet e përpjekjeve janë frytdhënëse.
Në rast se foshnja juaj ka vështirësi për të fjetur apo për të ndenjur në gjumë, si gjatë natës, ashtu dhe gjatë dremitjeve të ditës, atëherë provoni që ta vini në gjumë sa më herët. Lodhja e tepruar mund ta vështirsojë qetësimin dhe fjetjen e rehatshme./bebaime