Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgu australian vjen sërish në QKUK për të shëruar fëmijët kosovarë

Lajme 22/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu australian Dr. Paddy Dewan ka ardhur sërish në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të kryer shëruar fëmijët kosovarë.

Kolegët e tij nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve kanë njoftuar për ardhjen e Dewan, i cili pritet të realizoj 35 operacione. “Selektimi i pacientëve, duke u përgatitur për operacione”, ka shkruar Dr. Baton Kelmendi në një postim të tij, transmeton Gazeta Shneta.

Dewan ka filluar operacionet ditën e djeshme, ndërsa do të vazhdojë deri në fund të javës.

Kirurgu dhe urologu i fëmijëve Paddy Dewan vjen në Kosovë nga viti 2011 për të shëruar rastet e rënda që mjekët e Kosovës nuk mund t’i kryejnë. Dewan vjen në Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK nëpërmjet organizatës “Kind Cuts for Kids”, e cila ndihmon zhvillimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët në disa vende të botës. Mjeku australian deri më tani ka shëruar mbi 360 fëmijë në Kosovë.

Në një intervistë që Gazeta Shneta ka zhvilluar me të herën e fundit kur ka qenë në Prishtinë, Dewan kishte deklaruar se ndihet i lumtur që vjen në vendin tonë për të ndihmuar fëmijët. Intervistën mund ta lexoni në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/

Kirurgu australian Prof. Dr. Paddy Dewan, hero i fëmijëve të Kosovës

Artikulli paraprakHoroskopi, 22 tetor 2019
Artikulli i rradhës  “Staf i mesëm”, Terminologji komuniste

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.